Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin në mbledhjen e fundit, duke reflektuar sipas tij, ndryshimet e çmimeve në tregun ndërkombëtar.
Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, sipas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës. Po kaq është parashikuar edhe çmimi i benzinës.
Në tregtinë me shumicë nafta dhe benzina kushtojnë jo më shumë se 170 lekë/litër.
Sipas vendimit të fundit të Bordit, raportuar nga Ministria e Financave, shitja me pakicë e nënproduktit gaz, duhet të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 89 lekë/litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga 16 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.