MZHETTS shpall 11 projektet fituese për përmirësimin e turizmit - Business Magazine Albania

MZHETTS shpall 11 projektet fituese për përmirësimin e turizmit


Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes shpall 11 projekte fituese për turizmin, bazuar në thirrjen për projekte të bërë nga kjo Ministri më 24 Mars 2017.

Projektet fituese janë përzgjedhur në këto fusha:

  1. Zhvillimi dhe përmirësimi i produkteve turistike specifike me paketa inovative,
  2. Promovimi i atraksioneve turistike nëpërmjet aktiviteteve mediatike,
  3. Ndërgjegjësim i vazhdueshëm për mbajtjen pastër të plazheve dhe stacioneve të plazheve.

Bazuar në listën e projekteve të kualifikuara nga Komisioni i përzgjedhjes së projekteve, projektet që përfitojnë mbështetje të plotë ose të pjesshme financiare nga buxheti i shtetit, sipas urdhërit të Ministrit nr 4587, datë 09.05/22017, janë:

1. Forumi i Mendimit të lirë, Projekti “Pastrimi dhe monitorimi i situatës mjedisore në plazhe para dhe gjatë sezonit turistik, nxitja e vullnetarizmit si formë e edukimit mjedisor”
2. Green Line Albania, Projekti “Turizmi i Gjelbër- 111 ditë- 1 plazh në ditë. Mjedis i pastër, turizëm i qëndrueshëm”
3. Organizata Shqiptare e Sommelierisë, Projekti: “Vera dhe Rakia- Shije të Traditës shqiptare”
4. Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, INCA Projekti: “Destinacione turistike në Shqipëri dhe karta e turistit- sistem i menaxhimit të informacionit projekti pilot Vlorë-Llogara.
5. Klubi Discover Albania, Projekti: “Kepi i Rodonit- Zhvillim i Turizmit të qëndrueshëm në zonën e Durrësit”
6. Azhr 2 Tiranë, Projekti: “Promovimi i turizmit të brendshëm, interland ‘Rruga e Verës dhe Ullirit’
7. Rek Remont Kapital, Projekti Fustanella Festival
8. Shoqata Syri Blu, Projekti: ‘International Fest Jazz and World Music and Taste”
9. Papadhimitri Film Produktion SHPK, Projekti “Albania Coast Video Guide (north to south)”
10. Instituti i Librit dhe Promocionit, Projekti zhvillimi i Komunitetit lokal pritës në fshatrat përgjatë lumit të Vlorës
11. Klubi i Shkrimtarëve dhe artistëve Naim Frashëri, Përmet, Projekti: Botimi i Antologjisë Poetike, në gjurmët Naimiane 2017 në fokusin e kulturës dhe zhvillimit përmetar.

Të gjitha këto projekte synojnë të sjellin një vlerë të shtuar në turizmin vendas, diversifikim të produkteve dhe një zgjatje të qëndrimit të turistëve që përkojnë me synimin për një turizëm gjatë gjithë vitit në vend dhe jo sezonal.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0