MZHETTS nis trajnimet për të rinjtë që duan të punësohen në zyrat e informacionit - Business Magazine Albania

MZHETTS nis trajnimet për të rinjtë që duan të punësohen në zyrat e informacionit


Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes po zbaton një projekt pilot në kuadër të “I4TOUR – zhvillimi territorial për turizmin e qëndrueshëm, ndërmarrjet krijuese, zhvillimi rural dhe punësimi i të rinjve” i financuar nga ADISA (Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim) për trajnimin e të rinjve për punësim në zyrat e informacionit në Vlorë, Llogara, Dhërmi.

Projekti I4Tour është një projekt pilot në fushën e turizmit, i cili po kontribon vazhdimmisht në sektorin e turizmit duke filluar që nga promovimi i turizmit të qëndrueshëm, zhvillimi rural, mbështetja me grante për startupe dhe gjithashtu një rëndësi të veçantë po i jepet punësimit të të rinjve në zonën Vlorë-Llogara dhe Dhërmi.

Nëpërmjet këtij trajnimi, krijohet mundësia më e mirë për të punuar dhe zhvilluar aftësitë e të rinjve në fushën e turizmit në qarkun e Vlorës, duke i mundësuar të rinjve informacion të detajuar dhe të njësuar në sektorët kyç të turizmit.

Ky trajnim do t’i mundësojë të gjithë pjesëmarrësve pajisjen me certifikata dhe krijimin e një databaze me të dhënat e të trajnuarve ku 9 prej të cilëve do të zgjidhen për t’u punësuar në zyrat e informacionit dhe pjesa tjeter do të regjistrohet në databazën e bashkive përkatëse si guida turistike të çertifikuara të cilët do të mund të punësohen në vijim. Të rinjtë që duan të bëhen pjesë e këtij projekti kanë afat për të aplikuar deri në datën 20 Prill.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0