“MUZA Competition”, konkursi që bashkon tradicionalen dhe modernen dedikuar të rinjve në fushën e modës - Business Magazine Albania

“MUZA Competition”, konkursi që bashkon tradicionalen dhe modernen dedikuar të rinjve në fushën e modës

Një projekt interesant, i cili bashkon tradicionalen dhe modernen në fushën e modës vjen tanimë për të gjithë dizanjerët e rinj, të cilët do të kenë mundësinë të shfaqin talentin e tyre.

“MUZA COMPETITION” është një projekt i lançuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare dhe i ideuar nga Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo  dhe producentja e moderatorja Rudina Magjistari.

Projekti vjen në kuadër të Tiranës si Kryeqytet Europian i të Rinjve 2022 dhe u bën ftesë të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e talentuar në mbarë trojet shqiptare, në rijetësimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.

Konkursi, i cili u dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjec nga gjithë qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, do t’u ofrojë atyre një sërë mundësish profesionale që synojnë nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese, nxitjen e krijimit të bizneseve start-up në këtë fushë dhe zgjerimin e bizneseve.

Juria e përbërë nga disa figura të njohura të fushës së fashion dhe dizajn-it si Fadil Berisha, Aferdita Onuzi, Emina Çunmulaj, Valdrin Sahiti, Enada At’Nikolla dhe Helidon Haliti, do të përzgjedhin aplikantët më të mirë përgjatë tre fazave përzgjedhëse të konkursit.

Për më shumë informacion rreth projektit dhe aplikimit në konkursin “Muza Competition” mjafton të klikoni në këtë LINK

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0