Një projekt interesant, i cili bashkon tradicionalen dhe modernen në fushën e modës vjen tanimë për të gjithë dizanjerët e rinj, të cilët do të kenë mundësinë të shfaqin talentin e tyre.
“MUZA COMPETITION” është një projekt i lançuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare dhe i ideuar nga Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo dhe producentja e moderatorja Rudina Magjistari.
Projekti vjen në kuadër të Tiranës si Kryeqytet Europian i të Rinjve 2022 dhe u bën ftesë të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e talentuar në mbarë trojet shqiptare, në rijetësimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit.
Konkursi, i cili u dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjec nga gjithë qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, do t’u ofrojë atyre një sërë mundësish profesionale që synojnë nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese, nxitjen e krijimit të bizneseve start-up në këtë fushë dhe zgjerimin e bizneseve.
Juria e përbërë nga disa figura të njohura të fushës së fashion dhe dizajn-it si Fadil Berisha, Aferdita Onuzi, Emina Çunmulaj, Valdrin Sahiti, Enada At’Nikolla dhe Helidon Haliti, do të përzgjedhin aplikantët më të mirë përgjatë tre fazave përzgjedhëse të konkursit.
Për më shumë informacion rreth projektit dhe aplikimit në konkursin “Muza Competition” mjafton të klikoni në këtë LINK.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.