Musk sqaron të ardhmen e Cybertruck, makina elektrike futuristike - Business Magazine Albania

Musk sqaron të ardhmen e Cybertruck, makina elektrike futuristike

Në ditët dhe javët pasi Administratori  i Tesla, Elon Musk prezantoi cybertruck – një automjet i frymëzuar nga periudha post-apokaliptike  i ndërtuar prej çeliku i mbështjellë i ftohtë – kishte shumë spekulime nëse do të ishte më i vogël pasi të dilte në treg.

Prodhimi i Cybertruck mbetet ende larg. Akoma nuk ekziston një fabrikë për ta prodhuar këtë mjet. Sidoqoftë, Musk dha disa sqarime rreth përmasave të tij. Në twitter, Musk shkroi “Rishikova dizajnin me Franz mbrëmjen e kaluar. Edhe 3% më i vogël është shumë i vogël. Do të jetë pothuajse në të njëjtën madhësi. Ne ndoshta do të bëjmë një kamion më të vogël dhe më të ngushtë. ” (Musk po i referohej kreut të departamentit të projektimit të Tesla Franz von Holzhausen. Dhe supozojmë se Musk kishte për qëllim të shkruante kamion “të lehtë” dhe jo “të ngushtë”.)

Ndryshimi është i rëndësishëm ta mbajtur shënim pasi, në një reklamë të episodit të ardhshëm të emisionit Garage të Jay Leno që transmetohet në CNBC, shfaqet Elon Musk që i thotë Jay Leno se automjeti është në të vërtetë 5% shumë më i madh. “Nëse ne thjesht marrim të gjitha përmasat dhe i zvogëlojmë ato me 5%,” i tha ai Leno, duke shtuar më vonë “ky automjet mund të futet në një garazh normal”.

https://twitter.com/flcnhvy/status/1264222947499282432

Musk kishte thënë më parë se kompania ka të ngjarë të zvogëlojë gjerësinë e cybertruck me 2.54 cm dhe “ndoshta të zvogëlojë gjatësinë me më tepër 15.24 cm pa humbur shërbimet e ofruara ose estetikën e automjetit”.

Në dy muajt e fundit, Musk ka shpërndarë disa përditësime të tjera rreth cybertruck përmes Twitter, duke vënë në dukje se kompania është duke rritur përshtatjen e amortizimit sipas terrenit të automjetit, duke e bërë këtë automjet më të përshtatshëm për udhëtime në rrugë të vështira “, një pretendim të cilin ai e nuk e shpjegoi më tej.

Tesla tha se do të ofrojë tre variante të cybertruck. Versioni më i lirë, një model me një motor dhe me goma të pasme aktive, do të kushtojë 39.900 dollarë, ka një kapacitet mbajtës prej 3402 kg dhe pavarësi  të baterisë prej 4023 km, sipas specifikimeve në faqen e tij të internetit. Versioni i mesëm do të jetë një makinë me dy motorë dhe me të gjitha gomat aktive, me një kapacitet mbajtës prej më shumë se 4536 kg dhe të jetë në gjendje të udhëtojë më shumë se 483 km me një karikim të vetme. Modeli AWD me motor të dyfishtë, do të kushtojë 49.900 dollarë.

Versioni i tretë do të ketë tre motorë elektrikë dhe me të gjitha gomat aktive, një kapacitet mbajtës prej 14,000 6350 kg dhe pavarësi  të baterisë prej më shumë se 805 km. Ky version, i njohur si “tre motor”, do të kushtojë 69.900 dollarë.

Techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0