Musk po bën ndryshime në serverin e Twitterit - Business Magazine Albania

Musk po bën ndryshime në serverin e Twitterit

CEO i Twitter, Elon Musk ka planfikuar të bëjë një seri tjetër përmirësimesh të platformës. Musk shkroi se tanimë janë lansuar ndryshime në arkitekturën e serverit të rrjetit social. “Twitter duhet të punojë më shpejt”, shtoi Musk. Përdorues të shumtë të Twitterit iu përgjigjën komenteve me reagime të  ndaj njoftimit të papritur.
“A duhet ta rinisim aplikacionin?” shkroi një përdorues së bashku me një meme që shfaq Musk duke mbajtur një telefon me mbishkrimin “A keni provuar ta fikni dhe ndizni përsëri?” “Më shpejt saktësisht si? Është ndjerë gjithmonë njësoj,” shkroi një përdorues tjetër. Një tjetër përdorues shkroi, “Po, më duhej! Faleminderit Elon për gjithçka që bën”. Përditësimi pasoi një ndërprerje të platformës në orët e para të së enjtes. Sipas një raporti nga Al Jazeera, versioni në internet i platformës pësoi një ndërprerje të madhe. deadline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0