Musk dhe 1000 liderë të tjerë të teknologjisë kërkojnë 'PAUZË' për zhvillimin e 'AI' - Business Magazine Albania

Musk dhe 1000 liderë të tjerë të teknologjisë kërkojnë ‘PAUZË’ për zhvillimin e ‘AI’

Musk

“Është e rrezikshme, askush nuk mund ta kontrollojë”

Elon Musk dhe disa drejtues në industrinë e teknologjisë kanë bërë thirrje për një pauzë gjashtëmujore të zhvillimit të inteligjencës artificiale.

Në këtë nismë përfshihet edhe bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak. Ata bëjnë thirrje për një pauzë për të zhvilluar AI (inteligjenca artificiale). Daily Mail shkruan se, “ata druhen se përbën një ‘rrezik të thellë për shoqërinë dhe njerëzimin’ dhe mund të ketë efekte ‘katastrofike”.

Në një letër për Institutin e Jetës, Musk dhe të tjerët theksuan se, njerëzimi nuk e di ende shtrirjen e plotë të rrezikut të përfshirë në avancimin e teknologjisë. Ata po kërkojnë nga të gjithë laboratorët e AI që të ndalojnë zhvillimin e produkteve të tyre për të paktën gjashtë muaj.

Qeveritë e vendeve përkatëse duhet të ndërhyjnë nëse një laborator e refuzon këtë nismë. Frika e Musk është se teknologjia do të bëhet aq e avancuar, saqë nuk do të kërkojë më ndërhyrje njerëzore. Është një frikë që pranohet nga ai kur tha në fillim të marsit se, “teknologjia mund të zhvillohet dhe shfrytëzohet për të kryer sulme kibernetike ‘të përhapura’.

Sistemet e fuqishme të AI duhet të zhvillohen vetëm pasi të kemi besim se efektet e tyre do të jenë pozitive dhe rreziqet e tyre do të jenë të menaxhueshme”, thuhet në letër.

Pak kohë më parë, Europol ka shprehur shqetësime të forta etike dhe ligjore rreth AI-së së avancuar, si ChatGPT, duke paralajmëruar për keqpërdorimin e mundshëm të sistemit.

Që nga publikimi i tij vitin e kaluar, ChatGPT i OpenAI i mbështetur nga Microsoft ka nxitur rivalët të lançojnë produkte të ngjashme dhe kompanitë ta integrojnë atë ose teknologji të ngjashme në aplikacionet dhe produktet e tyre.

Musk ka vite që po përpiqet të ndalojë rritjen e shpejtë të teknologjisë AI. Në vitin 2017, Musk paralajmëroi se njerëzimi po ‘thirrte demonin’ në ndjekjen e teknologjisë.

Lexo: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë ekuivalentin e 300 milionë vendeve të punës

Musk ishte një nga themeluesit e OpenAI, kompania që krijoi ChatGPT në 2015. Synimi i tij ishte që ajo të funksiononte si një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për të hulumtuar rreziqet që mund të paraqesë AI për shoqërinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0