Motorrët u ndezën - Ditët e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social 2023 kanë nisur! - Business Magazine Albania

Motorrët u ndezën – Ditët e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social 2023 kanë nisur!

Motorrët u ndezën - Ditët e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social 2023 kanë nisur!

Për herë të katërt në Shqipëri Rrjeti AS@N dhe Rrjeti Barazi në Vendimmarrje me mbështetjen e Schüler Helfen Leben në Gjermani dhe Rrjetit Europian të Organizatave Rinore – SAME organizon Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social në Shqipëri gjatë datave 23-28 tetor 2023. Kjo nismë ka si objektiv të mbështesë të rinjtë për të ndërtuar së bashku një shoqëri që bazohet në solidaritet, pasi në fokus të nismës është promovimi i vullnetarizmit dhe angazhimi qytetar i të rinjve, si një mjet thelbësor për fuqizimin e të rinjve, për të zhvilluar aftësitë dhe kapacitetet e tyre, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe diskutime sociale dhe të bëhen agjentë të ndryshimeve sociale në komunitet.

Puna ka filluar, bizneset dhe të rinjtë që e mbështesin këtë nisëm janë gati për të kryer misionin e solidaritetit. Këtë vit nismës i janë bashkuar më shumë se 60 kompani  në qarkun e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Lezhës, Fierit, Shkodrës dhe Korçës për të mirëpritur pranë tyre rreth 300 të rinj nga mosha 16-26 vjeç për Ditën e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social.

Lexo edhe:“Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social” qindra kompani në ndihmë të studentëve

Për t’u përmenduar është fakti që shumë kompani që i janë bashkuar nismës kanë qenë mbështetëse të saj që vitin e parë dhe vazhdojnë të jenë edhe në vitin e katërt të saj si: Eurosig, Insig Jete, Insig, Vizion O.J.F, United Bank of Albania, Komiteti, CONAD, Deloitte, NDI Albania, Agna Group, Tirana International Hotel, AKH Consulting, DominuSoft, Univers Promotion, Ahmetaj Consulting, Xheko Imperial, ARSIS, Ceren Ismet Shehu, Balkans Capital, RYCO, Destil, si dhe shumë kompani të tjera, duke i ofruar të rinjve pjesë të nismës shumëllojshmëri mundësish për kryerjen e praktikës së punës. Nismës këtë vit i janë bashkuar dhe disa kompani të tjera, ku mund të përmendet: HAKO, Global Pro Group, SmartKids Albania, Helios Gastronomi, Prosound shpk, AlbAcademy, TIMAK Albania, New Media Communication, Bea Marketing & Promotions, Kopshti Sidita, CANCRI Marketing,  etj.

Pjesë të nismës janë të rinj gjimnaziste dhe studentë të universiteteve publike dhe private, disa prej të cilëve janë veteranë të nismës që vitin e parë të saj. Ata janë shumë entuziastë që janë pjesë të nismës dhe e besojnë fort atë që dhe nisma ka si slogan dhe që e përshkruan shumë thjesht misionin e saj “Ndryshimi fillon nga ti!”.

Pas përfundimit të Ditës së Solidaritetit dhe Aktivizmit Social, Rrjeti AS@N dhe Rrjeti Barazi në Vendimmarrje do të hapë thirrjen për projekt propozime me në fokus të rinjtë, të cilat do të propozohen nga vetë të rinjtë që banojnë në qytetet ku nisma është pjesë. Më pas gjatë Asamblesë Kombëtare, e cila do të mbahet në dhjetor, të rinjtë pjesë të Ditës së Solidaritetit dhe Aktivizmit Social do të zgjedhin me votë nismën rinore të cilën duan ta mbështesin me kontributin e mbledhur gjatë Ditës së Solidaritetit dhe Aktivizmit Social.

Dita e Solidaritetit dhe Aktivizmit Social është krejtësisht një nisëm me në fokus të rinjtë dhe solidaritetin. Një nisëm me të rinjtë, nga të rinjtë dhe për të rinjtë.

Puna vazhdon drejt përmbushjes së misionit.

Shkroi: Manjola Topalli

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0