Mos u ndje fajtor për scroll-in, videot frymëzuese qetësojnë... - Business Magazine Albania

Mos u ndje fajtor për scroll-in, videot frymëzuese qetësojnë mendjen

Telefonat tanë shpesh fajësohen për stresin dhe ankthin, por një studim i ri sugjeron se jo çdo “scroll” është armik i qetësisë mendore. Sipas një kërkimi të publikuar nga American Psychological Association, shikimi i videove frymëzuese për vetëm disa minuta në ditë mund të ulë stresin po aq sa meditimi.

Studimi zbuloi se personat që shikonin video të shkurtra inspiruese për pesë ditë rresht përjetuan ulje të ndjeshme të stresit për deri në 10 ditë më pas, i njëjti efekt u vu re edhe te ata që praktikonin meditimin. Faktori kyç që qëndron pas këtij përmirësimi? Ndjenja e shpresës.

Eksperimenti përfshiu rreth 1,000 të rritur dhe u zhvillua në një nga periudhat më stresuese të vitit, mes Ditës së Falënderimeve dhe Krishtlindjeve. Pjesëmarrësit u ndanë në grupe: disa shikonin video frymëzuese, disa përmbajtje humoristike, të tjerë dëgjonin meditime të drejtuara, ndërsa një grup përdorte telefonin pa kufizime të caktuara.

Rezultatet treguan se videot komike nuk patën ndikim real në uljen e stresit. Ndërsa ata që konsumuan përmbajtje frymëzuese, histori reale të njerëzve që kishin kapërcyer vështirësi të mëdha, ndiheshin më optimistë dhe më të aftë për të përballuar presionin e përditshëm.

Sipas autores kryesore të studimit, shpresa nuk është vetëm një ndjesi momentale, por një mekanizëm që i ndihmon njerëzit të përballen më mirë me sfidat. Megjithatë, studiuesit theksojnë se kjo metodë nuk duhet të zëvendësojë meditimin apo teknikat e tjera të provuara për menaxhimin e stresit, por mund të shërbejë si një mjet shtesë i thjeshtë dhe i aksesueshëm.

Mesazhi është i qartë, ndonjëherë, disa minuta frymëzim në ekran mund të bëjnë më shumë mirë sesa mendojmë.

Nice News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0