Mos humbsni sot eklipsin hënor - Business Magazine Albania

Mos humbsni sot eklipsin hënor


Sot, hija e jashtme e Tokës do të mbulojë hënë e plotë të shtatorit, duke bërë që kjo e fundit të zbehet në qiellin e natës. Ky do të jetë eklipsi i fundit i këtij lloji për 2016-tën.Por ylli i këtij eklipsi, hëna e plotë, nuk është ajo hëna e zakonshme që jemi mësuar të shohim. Është hëna e plotë ekuinoksit të hemisferës veriore, i cili ka potencialin ta bëjë hënën të duket më e madhe se zakonisht.

Ky do të jetë eklipsi i fundit i këtij lloji deri në vitin 2024.

Do të zgjasi rreth 4 orë, duke arritur kulmin rreth orës 2:54 me orën lindore. Lajmi i keq për shikuesit ne veri dhe jug të Amerikës është që eklipsi do të shihet vetëm në Europë, Afrikë, Azi, dhe Australi.

Si ta shikoni

Edhe pse eklipsi do shihet me sy të lirë, detajet më të hollësishme mund të shihen me anë të dylbive apo teleskopit.

Slooh, një vëzhgues online, në bashkëpunim me The Old Farmer’s Almanac do të ofrojë një trasmetim prej 4 orësh të eklipsit për të gjithë shikuesit në mbarë botën.

(klikoni këtu për të parë live eklipsin, Slooh)

Gjatë trasmetimit, astronomë profesional do të diskutojnë për hënën e plotë duke dhënë detaje dhe histori rreth eklipsit. Ata gjithashtu do t’ju përgjigjen pyetjeve nga publiku.

/BusinessInsider.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0