Monumente ikonike që u kanë mbijetuar kohërave - Business Magazine Albania

Monumente ikonike që u kanë mbijetuar kohërave

Monumente ikonike që u kanë mbijetuar kohërave

Dita Botërore e Trashëgimisë, e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendeve (IDMS), festohet çdo vit më 18 prill. Qëllimi i kësaj dite është të inkurajojë individët dhe komunitetet lokale, që të vlerësojnë trashëgiminë e tyre kulturore. Përveç mbrojtjes së monumenteve, kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për diversitetin dhe brishtësinë e aseteve kulturore.

Që nga viti 1983, Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Vendet (International Council on Monuments and Sites, ICOMOS) cakton një temë rreth së cilës përqendrohen ngjarjet. Tema e Ditës Botërore të Trashëgimisë 2025 është “Trashëgimia nën kërcënim nga fatkeqësitë dhe konfliktet: Gatishmëria dhe mësimet nga 60 vjet veprimtari e ICOMOS”.

“Festimet e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vendeve 2025 do të përqendrohen në 60-vjetorin e veprimeve të ICOMOS-it, në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë nën kërcënimin e fatkeqësive dhe konflikteve, si dhe objektivat e ardhshëm në parandalimin, mbrojtjen, përgatitjen, reagimin ndaj emergjencave dhe rimëkëmbjen, që mund të bëjmë për të mbrojtur trashëgiminë në kohë krize”, tha ICOMOS.

Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që i kanë rezistuar kohërave

1. Muri i Madh i Kinës

Ky vend historik është një mrekulli arkitekturore, që shtrihet mbi 13,000 kilometra. E ndërtuar për të shmangur pushtuesit, kjo pikë referimi e UNESCO-s mirëpret miliona turistë çdo vit, të cilët mahniten nga pamjet panoramike dhe madhështia historike.

2. Koloseu

Koloseu daton në vitin 80 p.e.s dhe është amfiteatti më i famshëm, që konsiderohet si një nga arritjet më të mira teknike të Perandorisë Romake. Rëndësia historike e Koloseut rrjedh nga përdorimi i tij si një amfiteatër për ngjarje publike dhe përleshje mes gladiatorëve, të cilat treguan fuqinë dhe shkëlqimin e Perandorisë Romake.

3. Akropoli 

Shkëlqimi i Greqisë së lashtë shfaqet në Akropolin e famshëm, i cili i kushtohet perëndeshës Athena. I vendosur në majë të një kodre shkëmbore, ju mund ta vizitoni këtë vend për t’u kthyer pas në kohën kur lindi demokracia.

4. Piramidat e Gizës

Piramidat janë përfaqësime të përjetshme të kulturës dhe civilizimit të lashtë egjiptian. Me ndërtimin enigmatik dhe rëndësinë historike, këto struktura të mëdha vazhdojnë të magjepsin vizitorët nga e gjithë bota.

Lexo edhe:Produkte luksoze për 5 dollarë? Kina trondit tregun amerikan përmes TikTok-ut

5. Taj Mahal

Perandori Mughal Shah Jahan e ndërtoi Taj Mahalin si varr për nder të gruas së tij, Mumtaz Mahal. I ndërtuar me mermer të bardhë, monumenti është i njohur për ikonografinë dhe gdhendjet. Dizajni madhështor është mishërimi i arkitekturës indo-islamike, me ndikime nga stilet persiane, indiane dhe islame.

NDTV

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0