MOMpreneur -Si të ndërtosh një biznes pa sakrifikuar kohën me familjen - Business Magazine Albania

MOMpreneur -Si të ndërtosh një biznes pa sakrifikuar kohën me familjen

Termi mompreneur përbëhet nga dy termat në anglisht mom dhe entrepreneur dhe u referohet nënave që vetëpunësohen; pra nisin një sipërmarrje, qoftë sado modeste në infrastrukturë biznesi dhe të ardhura, ndërsa kujdesen për fëmijët e tyre. Termi u prezantua dhe nisi të përdorej për herë të parë në vitin e largët 1994. Në ekonominë e sotme globale, e cila bëhet gjithnjë e më shumë digjitale, ku puna nga distanca është normalitet dhe teknologjia është në zhvillim, mompreneurship duket të jetë një alternativë e vërtetë përkundrejt punësimit  tradicional.

Organizim dhe menaxhim i mirë i kohës, burimeve dhe punës ashtu sikundër brenda mureve të një shtëpie, optimizëm kokëfortë, vendosmëri absolute dhe një ide biznesi që i përafrohet jetës së përditshme, për të cilën keni përgatitjen, njohuritë dhe përvojën e duhur janë elementët e nevojshëm që mund të çojnë drejt fillimit të një biznesi çdo nënë të re.

Pse gjithnjë e më shumë nëna shqiptare po zgjedhin sipërmarrjen?

Shumë nëna që duan të kthehen në punë pas pushimit të lehonisë nuk gjejnë mundësi të kënaqshme, që t’i lejojnë ato të kenë atë balancën e nevojshme dhe aq shumë të kërkuar mes punës dhe familjes. Shpesh ato nuk ia dalin të reduktojnë orët e tyre të punës në kohë të pjesshme në punën e tyre të vjetër. Ndonjëherë është e vështirë të sinkronizet orari i caktuar i punës me orarin e çerdhes. Shumë nëna( në mos të gjitha) do të donin të kalonin më shumë kohë me fëmijët e tyre – por nga ana tjetër ato nuk duan ose nuk mund të jenë thjesht ‘’një shtëpiake’’. Disa sipërmarrëse nëna mund të kenë ëndërruar gjithmonë që një ditë të fillojnë biznesin e tyre dhe koha e lejës prindërore duket se më në fund u jep atyre mundësinë për ta menduar e vizualizuar më mirë idenë e tyre dhe hedhur hapat e parë në këtë drejtim.

Ka shumë arsye pse nënat mund të dëshirojnë të bëhen të vetëpunësuara. Edhe nëse po mendoni të filloni biznesin tuaj sepse nuk keni mundësi të tjera, kini parasysh se ky hap mund të hapë shtigje të reja emocionuese në jetën tuaj: modelet e shkëlqyera dhe përmbushëse të biznesit shpesh zhvillohen nga nevoja! Por vetëpunësimi nuk është zgjidhje për çdo nënë. Shumë njerëz nuk mund ta imagjinojnë fare këtë,sepse gjithçka mbart një rrëzik financiar të dukshëm. 

Në vendin tonë, shumë gra shqiptare përballen çdo ditë  me sfidën e zgjedhjes mes karrierës dhe familjes. Megjithatë, me rritjen e mundësive në tregun digjital, e-commerce dhe shërbimet freelance, nëna të shumta po gjejnë alternativa fleksibile që u lejojnë të punojnë nga shtëpia, të menaxhojnë oraret sipas nevojave të fëmijëve dhe të krijojnë burime të qëndrueshme të ardhurash.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0