Momentet më të mira për të kërkuar një rritje rroge

Momentet më të mira për të kërkuar një rritje rroge


Besojeni ose jo, ekziston një mënyrë e drejtë për të kërkuar një rritje, një mënyrë që do ta bëjë shefin tuaj të thotë po – ose të paktën do t’i bëjë ata të mendojnë për të.

BusinessMag ju njeh me katër momentet më të mira për të kërkuar një rritje rroge:

Kur detyrat tuaja ndryshojnë

Nëse detyrat tuaja ditore po ndryshojnë dhe ju po merrni më shumë përgjegjësi përsipër, atëherë ky është momenti i duhur për të kërkuar një rritje rroge. Por jo pasi puna ka përfunduar, sepse shefi juaj ndërkohë ka lëvizur në një projekt të ri.

Nëse paguheni shumë pak

Mos harroni se paratë janë një subjekt delikar kështu që jeni të vetëdijshëm dhe qëndrojini fakteve. Thoni “ Unë mendoj se kjo punë vlen më shumë sepse…”, mos thoni “Unë paguhem pak dhe meritojë një rritje rroge”. Kur bie fjala te paratë kompanitë gjykojnë nga këndvështrimi i biznesit/shifrave, pa ndjenja, me gjakftohtësi.

Caktoni një takim me shefn tuaj dhe listoni disa nga arritjet tuaja si dhe rritjen që kërkoni për pozicioni tuaj lidhur me kompaninë dhe industrinë. I gjithë ky informacion do t’i hap sytë shefit tuaj (të paktën do t’a bëjë të mendojë) dhe do të ndihmojë në rishikimin e buxhetit për punonjësit më të mirë.

Kur ju vazhdimisht shkëlqeni

Nëse keni kohë në këtë kompani, ju keni të drejtë të kërkoni një rritje rroge. Përsa kohë që mund të argumentoni pse puna juaj meriton nëj rritje duke përshirë dhe kontributet tuaja ndaj kompanisë (përmendi shembuj konkretë) atëherë ju keni një mundësi të mirë që shefi të pranojë kërkesën.

Në mëngjes bëhen punët serioze

Të përmendësh çështjen e parave në momentin e gabuar sjell një ngërç në karrierë. Ju duhet ta prezantoni rastin tuaj profesinalisht dhe të gjeni kohën perfekte për të diskutuar më drejtuesin tuaj për një rritje të mundshme. Më saktë kohën e duhur gjatë ditës.

Besojeni apo jo ka ditë të mira dhe jo të mira për të diskutuar për paratë në vendin e punës. E hënë nuk është e mirë, E premtja është shumë mirë dhe mëngjesi është gjithmonë perfekt. Kujt ja merrte mendja?

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0