Momentet gjatë studimit kur truri ynë mëson më shumë - Business Magazine Albania

Momentet gjatë studimit kur truri ynë mëson më shumë

Një studim i kryer në lidhje me mënyrën sesi mësojmë tregon që truri ynë përsërit 25 herë më shumë një aftësi që jemi duke e mësuar, gjatë pauzave që bëjmë kur jemi duke e praktikuar atë aftësi.

Studimi i kryer nga Leonardo Cohen nga Instituti Kombëtar Amerikan për Çrregullimet Neurologjike, vërtetoi që kur jemi duke praktikuar një aftësi të re, si për shembull praktikimi i një pjese muzikore në piano, truri ynë e përsërit aftësinë e mësuar shumë më shumë herë gjatë kohës që bëjmë pauzë sesa gjatë kohës që jemi duke e praktikuar atë aftësi.

Gjatë studimit, disa praktikantë luanin në piano për 10 sekonda, bënin një pushim për 10 sekonda dhe më pas vazhdonin të luanin sërish për 10 sekonda, ndërsa shkencëtarët vërenin aktivitetin e tyre në tru.  U vu re që një veprim që praktikantët e përsërisnin 5-6 herë gjatë kohës që luanin piano, truri i tyre e përsëriste të njëjtën sekuencë 25 herë gjatë 10 sekondave të pushimit.

Kjo “përsëritje” që ndodh në tru në mënyrë të pavetëdijshme, është elementi kryesor që na bën të memorizojmë dhe mësojmë shpejt një aftësi të caktuar.

Si duhet ta përdorim dhe aplikojmë këtë informacion? Duhet të bëjmë shpesh pushime të shkurtra gjatë kohës që jemi duke mësuar diçka, në mënyrë që t’i japim mundësi trurit të përsërisë më shpesh aftësitë që mësuam.

Scientific American

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0