Mollët e Korçës nisin të eksportohen në tregjet aziatike dhe afrikane - Business Magazine Albania

Mollët e Korçës nisin të eksportohen në tregjet aziatike dhe afrikane


Mollët e qarkut Korçë, të famshme në Shqipëri por jo vetëm, për shijen e veçantë dhe superprodhimin, kanë nisur të eksportohen për herë të parë edhe në tregun afrikan dhe atë aziatik.

Arabia Saudite, shteti më i madh i rajonit të Azisë Jugperëndimore dhe Egjipti i lashtë që ndodhet në Afrikën veriore, janë dy shtetet që po i shtohen gjeografisë së eksporteve të mollës “Made in Albania”, që tashmë shiten rregullisht në tregjet e Greqisë, Bullgarisë e Maqedonisë.

Drejtori i Bujqësisë në Korçë, Vullnet Gjolla tha se tregjet e huaja po rritin interesin për të eksportuar mollët e rajonit tonë. Kjo sipas tij, falë promovimit më të mirë që po bëjmë në panaire dhe aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, për të rritur informacionin dhe vlerat që kanë prodhimet bujqësore shqiptare.

Gjolla tregon se, ne njihemi me kërkesat e tregut të huaj dhe i orientojmë fermerët të përmbushin kërkesat e tregjeve të huaja me qëllim nxitjen e eksportit.

“Standardizimi i prodhimit është një kriter i pa negociueshëm, ndaj po punojmë shumë për të garantuar eksporte gjithëvjetore dhe zhvilluar ekonominë,” thotë ai.

Vetëm gjatë këtij viti janë eksportuar mbi 3000 ton mollë të Korçës prej të cilave 2400 ton mollë për përpunim industrial dhe rreth 1 000 të tjera për konsum.

Sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri mbillen rreth 30.195.000 rrënjë mollë, të cilat japin një prodhim prej 73.303 ton. Varietetet që prodhohen më së shumti në Shqipëri, tradicionale janë “Starking” që përbëjnë 52% dhe Golden Delicious 42%. Ndërsa varietetet e tjera të mollëve qe janë tradicionale te rritura edhe në rajon janë Gala, Mutsu dhe mollë Granny Smith.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0