Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën! - Business Magazine Albania

Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

Pas suksesit të madh të kukullave Labubu, moda e vitit 2026 ka një fenomen të ri që po pushton rrjetet sociale, dyqanet online dhe garderobat e të rinjve kudo në botë. Emrin e ka Mirumi, një lodër e vogël e butë që vendoset tek çanta dhe që shumë shpejt mund të bëhet aksesor i pandashëm i stilit personal.

Mirumi është krijuar nga një kompani japoneze, e specializuar në pajisje të lehta robotike dhe dallon nga kukullat e tjera falë një veçorie, se nuk është thjesht për zbukurim. Me një sensor të vogël, Mirumi reagon ndaj prekjeve apo zërit, duke lëvizur kokën si të ishte një krijesë e gjallë.

Pamja e tij është po aq interesante sa funksioni: një përzierje e ëmbël mes një pellushi të butë e një karakteri fantastiko-shkencor, i cili duket sikur vjen nga një film vizatimor. Popullariteti i Mirumi-t nisi menjëherë pasi u prezantua në një panair teknologjie në Las Vegas të SHBA-ve, aty, ku bëri për vete influencerët dhe pasionantët e modës.

Lexo edhe: Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas me hyrjen në 2026

TikTok dhe Instagram shpërthyen me video ku përdoruesit e lëviznin për të parë reagimin, ndërsa të tjerë e shfaqnin si aksesorin e radhës, që i jep personalitet çdo çante. Ajo që e bën Mirumi-n tërhoqës është fakti se kombinon modën me argëtimin, duke u kthyer në një “mik të vogël” që shpreh humor dhe bën lojë. Mirumi do të jetë fillimisht i disponueshëm në internet, me prodhim të kufizuar dhe në ngjyra pastel shumë të buta si rozë, gri e bezhë. Shitja pritet të nisë gjatë këtij viti, me një çmim rreth 100 euro. Duke qenë se sasia është e vogël, pritet të shitet shpejt dhe të ketë të njëjtin fat si trendet virale të fundit: të shndërrohet në objekt koleksioni e të rikrijojë fenomenin “Bleje tani ose ke humbur”.

Mint

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0