Mirela Sula, shqiptarja e parë që do të flasë në ‘’Success resources’’

Mirela Sula, shqiptarja e parë që do të flasë në ‘’Success resources’’


Mesa duket lajmet e mira nuk kanë të mbaruar kur flitet për sipërmarësen e suksesshme shqiptare, Mirela Sula.

Mirela Sula, themeluesja e platformës së “Global Woman” për fuqizimin e rolit dhe impaktit të grave në botë për herë të parë do të flasë në një event me Baroness Michelle Mones, një nga majatet skoceze të biznesit dhe sipërmarrjes.

Tema e diskutimit do të jetë “Fuqizimi i grave sipërmarrëse”. Ky event i përmasave të tilla do të zhvillohet në Londër më datën 9 shkurt.

Për herë të parë pas Baroness Mones, Mirela Sula është gruaja e dytë në botë që do të mbajë fjalën e saj në “Success resources”, një fushë e dominuar gjithmonë nga burrat.

Success Resources’’ është kompania e vetme në botë që ka të drejtat e Tonny Robins dhe të gjithë folësit publikë, e kanë ëndërr të jenë të ftuar nderi dhe të flasin në eventet e saj. Kjo është një arritje jo vetëm personale e Mirelës, por edhe kombëtare, pasi është e para shqiptare që do flas në një event të këtyre përmasave.

Forca e motivimit është ajo për të cilën do të flasin në skenë Mirela së bashku me Mones. Psikologjia me motivimin janë gjithmonë të lidhura në fushën e vetëzhvillimit dhe Mirela ka ditur si të sintetizojë brenda karakterit të saj profesional të gjitha eksperiencat e saj si psikologe, shkrimtare, gazetare dhe si njohëse e mirë e botës së gruas, brendisë së saj dhe nevojës për tu identifikuar në një botë moderne që ndryshon çdo ditë dhe kërkon përshtatje.

/Diell-online

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0