Mirela Sula shpërblehet me çmimin “Gruaja frymëzuese 2015”, në Angli - Business Magazine Albania

Mirela Sula shpërblehet me çmimin “Gruaja frymëzuese 2015”, në Angli


E nominuar në “Inspiration Awards for Women” në Angli, psikologia shqiptare Mirela Sula ka fituar çmimin “Gruaja frymëzuese 2015”, çmim për të cilin ishin përfshirë figurat më të rëndësishme përgjatë vitit. Arsyetimi i nominimit për këtë çmim prestigjioz është bazuar edhe në faktin se Sula nuk ka më shumë së 3 vjet qëndrim në Britani të Madhe, por që ka arritur suksese që do të ishin frymëzim për shumë gra.

Vlerësohet edhe për botimin e shumë librave dhe organizimin e shumë ngjarjeve, duke përfshirë edhe konferencën e suksesshme të Londrës që është mbajtur brenda këtij viti, ku janë përfshirë arritjet e grave emigrante. Ajo është larguar nga Tirana dhe ka vazhduar të njëjtën karrierë me akoma më shumë sukses në Londrën e largët.

Ka lënë në mes një karrierë të nisur herët në Tiranë, ku drejtonte një revistë, për ta rinisur jetën dhe karrierën në një “botë” krejt tjetër. Dhe po njësoj, ajo drejton atje revistën e saj “Global Woman”. “Ishte një nevojë për të dalë dhe eksploruar mundësi të reja përtej territoreve të tua, pas zhgënjimeve që ke përjetuar brenda gardhit të shtëpisë tënde”, ka thënë ajo për “Vip Pages” pak javë më parë.

/BalkanWeb/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0