Nga Fatima Gorezi – Rreth 25 vite më parë, kur reklama në Shqipëri ishte ende një fushë e panjohur dhe bizneset nuk e shihnin promovimin si një domosdoshmëri, Mirel Salija vendosi të ndërmerrte një rrugëtim ndryshe. Me vizion dhe guxim, ai themeloi ‘Univers Reklama’, duke i hapur rrugë një industrie që në atë kohë ishte ende në hapat e parë.
Gjatë këtyre viteve, ‘Univers Reklama’ ka qenë ndër sipërmarrjet kyçe që e kanë transformuar reklamën nga forma më bazike e komunikimit vizual në një sektor të strukturuar e modern, të integruar me teknologjinë dhe standardet ndërkombëtare. Sot, ‘Univers Reklama’ është dëshmi e asaj se si një ide e nisur me bindjen dhe intuitën e fortë se “ky sektor është domosdoshmëri e së ardhmes ” mund të shndërrohet në një histori suksesi, duke ndihmuar bizneset shqiptare të krijojnë identitetin e tyre dhe të komunikojnë më qartë me klientët.
Ju u bëtë pjesë e industrisë së reklamave nën logon e ‘Univers Reklama’ rreth 25 vite më parë, një kohë kur në vendin tonë koncepti mbi reklamën thuajse nuk ekzistonte dhe tregu ishte relativisht i brishtë. Nëse bëjmë një retrospektivë, si ka ndryshuar industria e reklamës në Shqipëri gjatë këtyre 25 viteve? Cilat janë sfidat kryesore që keni hasur gjatë këtij rrugëtimi?
Në atë kohë, reklamimi nuk ishte një nevojë e domosdoshme për bizneset e sapokrijuara. Mungesa e konkurrencës dhe natyra e tregut, ku çdo iniciativë gëzonte hapësirë për të lulëzuar, bënte që promovimi të mos shihej si prioritet. Megjithatë, unë kuptova se reklamimi ishte i domosdoshëm, edhe në një treg që po hidhte hapat e parë. Nisma ime për të zhvilluar këtë sektor rezultoi e suksesshme, duke ndihmuar bizneset të krijonin identitetin e tyre dhe të komunikonin më qartë me klientët.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto