Ministrja e Financave: Rritja e pagave duhet të shoqërohet me produktivitet nga bizneset - Business Magazine Albania

Ministrja e Financave: Rritja e pagave duhet të shoqërohet me produktivitet nga bizneset

Kryeministri Rama mbajtjen e stafit njerëzor e ka cilësuar luftën e radhës së cilës Shqipëria duhet t’i mbijetojë. 

“Kjo nuk është një garë, kjo është një luftë. Vendet e europës po vuajnë të gjithë, dhe ne si vend më i vogël por edhe pjesë e kontinentit jemi më vulnerabël, por duhet t’i mbijetojmë, prandaj nisëm edhe rritjen e pagave. Në këtë epokë të re ku ka hyrë shqipëria është e vetmja mënyrë që të mbijetojmë.” – tha Rama në forumin e  klimës së biznesit

Ministrja e Financave tha se rritja e pagave duhet të shoqërohet patjetër me produktivitet dhe për këtë qeveria do mbështesë financiarisht bizneset që do ta arrijnë

 “Ne duhet të punojmë të gjithë bashkë në mënyrë që produktiviteti i biznesit privat të rritet. Kjo është dhe arsyeja pse Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke punuar për të hartuar një politikë industriale e cila do të kanalizojë mbështetjen buxhetore drejt atyre sektorëve që janë më produktivë dhe sjellin rritje ekonomike.”

Lexo edhe: Forumi ekonomik/ Rama: Inteligjenca Artificiale do jetë pjesë integrale e qeverisë shqiptare

Në forumin e  klimës së biznesit kryeministri dhe ministrja e financave thanë se qeveria do investojë edhe më shumë në digjitalizim dhe inovacion për të mbështetur biznesin. Fronti i radhës është inteligjenca Artificiale

“Ne gjithashtu po punojmë për vënien në dispozicion dhe përdorim të Inteligjencës Artificiale për të digjitalizuar të gjitha shërbimet e tregut të punës, si dhe për të krijuar një dritare unike për të papunët, punëkërkuesit dhe emigrantët që rikthehen në atdhe.” – tha Ibrahimaj.

“Inteligjenca Artificiale do të kryejë të gjitha prokurimet publike. Kompanitë do duhet të çojën vetëm ofertën ekonomike dhe asgjë tjetër. Duam t’i shkrijmë Komisionet e Vlerësimit të ofertave.” – tha Rama

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0