Ministrja e Financave, Ibrahimaj: Do ketë paketë të dytë mbështetëse. Inflacioni është nën kontroll - Business Magazine Albania

Ministrja e Financave, Ibrahimaj: Do ketë paketë të dytë mbështetëse. Inflacioni është nën kontroll

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me një pakete të dytë mbështetëse për qytetarët, pas rritjes së çmimeve. Ministrja tha se paketa do të përfshijë masat e marra deri më tani, qoftë për mbështetjen e bizneseve ashtu edhe të familjeve.

‘Ne do te vazhdojmë të kemi një politikë mbështetëse për familjet në nevojë. Ne kemi bëre një akt normativ për të gjitha masat që do të marrim. Paketa përfshin masat e marra deri më tani, qoftë për mbështetjen e bizneseve ashtu edhe të familjeve. Paketa e dytë do bëhet publike në shtator dhe do të jetë pothuajse e njëjtë me paketën e parë. Ka pasur ngadalësim të investimeve këtë vit prandaj ne morëm përsipër një pjesë së kostove të ndërtuesve të kontratave publike. Detajimi i paketës së dytë do të bëhet me VKM dhe do të përfshijë muajit në vijim.’- tha Ibrahimaj.

Lexo edhe: Pritjet për inflacionin janë rritur sërish nga konsumatorët dhe bizneset

Sipas ministres Ibrahimaj, inflacioni në muajin korrik arriti 7.5%, por ishte më i ulët në krahasim me vendet e tjera fqinje. Ibrahimaj tha se kostot e transportit kanë ndikuar në rritjen e çmimeve për ushqimet dhe pijet, por sipas saj deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacioni ka qenë i kontrolluar.

Të dhënat tregojnë se ka pasur rritje ekonomike në tremujorin e dytë dhe të tretë. Ndërthurja e të gjitha politikave së bashku me mbështetjen ka sjellë që deri tani ekonomia shqiptare të ketë një performancë pozitive dhe inflacioni të jetë i kontrolluar. Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët se vendet e rajonit. Në 7 mujorin e parë të vitit inflacioni ka qenë 5.3%. Shqipëria me një inflacion 7.5% në muajin korrik është ndjeshëm më ulet nga vendet e rajonit. Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit, por deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacionin të jetë i kontrolluar falë masave të marra”- tha ministrja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0