Ministrja Denaj prezanton para donatorëve “Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve” - Business Magazine Albania

Ministrja Denaj prezanton para donatorëve “Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, prezantoi  gjatë një takimi online me donatorët,  Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve dhe Planin e Veprimit 2021 – 2027 (BIDS).

Ky ishte takimi i parë në kuadër të konsultimit publik, ku Ministrja, krahas informimit, falenderoi donatorët për mbështetjen e vazhdueshme.

Në fjalën e saj, Ministrja Denaj vlerësoi se Shqipëria përballoi  shumë mirë situatën e pandemisë dhe synon një rimëkëmbje të plotë të të gjithë sektorëve të ekonomisë, që po përballet me një sfidë të dyfishtë, si transformimi digjital dhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar.

Kjo strategji,  e përgatitur tashmë nga ekspertë të MFE-së, është në përputhje me strategjitë dhe programet kryesore në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar, tha Ministrja, do të jetë transparente dhe efektive për të mbështetur bizneset dhe investitorët.

Sipas Denaj, BIDS është e orientuar sipas politikave të Qeverisë Shqiptare për zhvillimin ekonomik afatmesëm duke u përqëndruar në NVM-të dhe investimet, cka do ta bëjë që ekonomia shqiptare të jetë konkurruese, më e drejtuar nga inovacioni dhe e bazuar në dije.

Ministrja  gjatë këtij prezantimi renditi tre fushat e ndërhyrjes dhe qëllimet e politikës:

  1. Tërheqja dhe ndërkombëtarizimi i investimeve “Zhbllokoni plotësisht potencialet e investimeve për zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e integrimit në tregjet ndërkombëtare dhe zinxhirët e vlerës”.

Veprimet kryesore prioritare janë:

  1. a) Promovimi sistematik i investimeve të synuara
  2. b) Programi i strukturuar i kujdesit pasues
  3. c) Vlerësimi dhe reforma e programit TEDA
  4. d) Programi i zhvillimit të furnitorit
  5. e) Strategjia e eksportit
  6. f) Nisma për zhvillimin e biznesit elektronik

2. Zhvillimi i NVM-ve, sipërmarrja dhe inovacioni “Zhvillimi i një ekosistemi dinamik dhe të qëndrueshëm për sipërmarrjen dhe inovacionin”

Veprimet kryesore prioritare janë:

  1. a) Skema e mbështetjes së sipërmarrjes së bazuar në konkurrencë
  2. b) Forcimi i ekosistemit fillestar
  3. c) Integrimi ndërkombëtar i ekosistemit fillestar
  4. d) Nisma për ngritjen e zinxhirit të vlerës së bazuar në konkurrencë
  5. e) Rritja e aksesit për financimin e NVM-ve
  6. f) Programi i aftësive të ndërmarrjeve për NVM-të

3. Zhvillimi i kapitalit njerëzor, “Eksploroni mënyra të reja për të nxitur zhvillimin bashkëpunues të kapitalit njerëzor”

Veprimet kryesore prioritare janë:

  1. a) Skema e mbështetjes për zhvillimin bashkëpunues të kapitalit njerëzor
  2. b) Programi i zhvillimit të forcës së punës për dhe me NVM-të dhe investitorët
  3. c) Sistemi i parashikimit të nevojave të aftësive
  4. d) Vlerësime të rregullta të nevojave për trajnim

Drafti i Strategjisë është produkt i konsultimeve intensive me aktorët kryesorë të interesit dhe ekspertët, ku tetë takime të grupeve tematike të punës janë mbajtur midis shtatorit dhe nëntorit 2020.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0