Ministrja Bora Muzhaqi flet për strategjinë kombëtare të ndaljes së emigrimit - Business Magazine Albania

Ministrja Bora Muzhaqi flet për strategjinë kombëtare të ndaljes së emigrimit

Emigrimi i të rinjve jashtë vendit mbetet një sfidë për qeverinë shqiptare, e cila ka projektuar një strategji të mirëfilltë për perspektivën e tyre brenda Shqipërisë.

Në studion e “Ekspres”, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, foli për programe konkrete që janë vënë në praktikë dhe kanë sjellë rezultate në edukimin e “trurit” rinor.

Për herë të parë kemi një strategji kombëtare për mbështetjen e rinisë. Është për vitet 2022–2029 dhe tregon masat që kemi mundësi t’i zbatojmë dhe për t’i zhvilluar më tej. Kjo strategji ka tre qëllime të gjera, sepse rinia nuk është një fushë vertikale që merret vetëm me diçka: është horizontale dhe prek praktikisht çdo fushë të jetës. Komponenti i parë është fuqizimi i të rinjve, pra gjithë angazhimi i tyre qoftë në politikëbërje, qoftë në vendimmarrje për qytetin e tyre apo nivel kombëtar. Komponenti i dytë është punësimi dhe inovacioni, të ndërthurura së bashku për të siguruar një nivel më të lartë të të rinjve të punësuar me paga të denja. Këtu futet programi i kodimit, i praktikave të punës. Dhe e treta është mirëqenia, qoftë në aspektin shëndetësor, në aspektin fizik, në aspektin mendor, por edhe në fusha të tjera, si sporti,” tha ministrja Buzhaqi.

Por pse vjen vonë një strategji e tillë, duke ditur rëndësinë që ka rinia për të ardhmen e një vendi.

Rinia, duke qenë një targetgrup dhe jo fushë specifike, si për shembull infrastruktura, nuk ka pasur një institucion të dedikuar. Në momentin kur u krijua Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët menduam se duhet të kishte një qasje pak më të drejtpërdrejtë edhe për të targetuar problematikat apo sfidat që të rinjtë kishin. Kjo strategji nuk ka ardhur nga zyrat e administratës, por nga një proces shumë i gjerë konsultimi me të rinjtë për nevojat e tyre dhe si t’i adresojmë ato,” shtoi ministrja e shtetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0