Ministria e Jashtme: Javën e ardhme do të nisin misionet e fluturimit për riatdhesimin e shqiptarëve

Ministria e Jashtme: Javën e ardhme do të nisin misionet e fluturimit për riatdhesimin e shqiptarëve


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë, se janë duke u marrë masa për kthimin në Shqipëri të qytetarëve shqiptarë, që kanë ngelur të bllokuar në vende të ndryshme të botës.

Njësia e Krizës e ngritur në MEPJ së bashku me Përfaqësitë Shqiptarë në botë, janë duke punuar për të mundësuar rikthimin e këtyre qytetarëve sipas kategorive si më poshtë:

  • Qytetarët shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar;
  • Studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe
  • Rastet humanitare.

Në një postim në Facebook, kryeministri i vendit tregon numrin e shqiptarëve që gjenden në botë. Ai identifikon disa nga shtetet që kanë numrin më të lartë të shtetasve shqiptarë.

Grupi më i madhë i shqiptarëve gjendet në Itali, 650 persona.

Në Britaninë e Madhe 114 shqiptarë.

Në Kroaci 341 shqiptarë.

Në Zvicër 77 shqiptarë.

Në Greqi 45 shqiptarë.

Në Gjermani 35 shqiptarë.

Në Francë 37 shqiptarë.

Në Suedi 21 shqipatë.

Në Austri 19 shqiptarë.

Në disa vende të tjera ka 1-10 shqiptarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0