Ministria e Financave: Realizimi i planit me 1.4 mln lekë më shumë për tremujorin e parë - Business Magazine Albania

Ministria e Financave: Realizimi i planit me 1.4 mln lekë më shumë për tremujorin e parë


Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë për tremujorin e parë 2016. Sipas një njoftimi për shtyp, të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në masën 95.8 miliardë lekë, ose afërsisht 1.4 milionë lekë më shumë se plani 3-mujor i vitit 2016.

Të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat, përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT, u realizuan në vlerën 84,8 miliardë lekë, që do të thotë 12.4 miliardë lekë, ose 17.27% më shumë se 3-mujori i vitit të kaluar dhe 2.7 miliardë lekë më shumë se plani, ose 3.34%.

Sipas njoftimit, të ardhurat nga taksat doganore janë realizuar në vlerën 1.3 miliardë lekë, ose 2.51% më shumë se 3-mujori i vitit 2015 dhe një performancë 0.38% mbi planin e kësaj periudhe.

Të ardhurat nga akciza, vijon njoftimi zyrtar, janë realizuar në vlerën 8.5 miliardë lekë, ose 21.71% mëshumë se një vit më parë dhe 10.87% më shumë se plani.

Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së sasisë së cigares së importuar me 190 tonë, ose 44% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Të ardhurat nga renta minerale janë realizuar në vlerën e 536 milionë lekëve, -17.7% krahasuar me 3-mujorin e vitit 2015, duke reflektuar rënien drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar.

Ndërsa të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën e 21 miliardë lekëve, çka do të thotë se kontributi në të ardhura nga ky zë është 4.98% më shumë se 3-mujori i vitit 2015 dhe një realizim i planit në masën 99.8%.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0