Ministria e Bujqësisë në Kosovë hap aplikimet për grante në bujqësi - Business Magazine Albania

Ministria e Bujqësisë në Kosovë hap aplikimet për grante në bujqësi


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur aplikimet për disa nga masat mbështetëse per këtë vit, përmes granteve të investimit për fermerët në gjithë territorin e Kosovës. Buxheti një total për zhvillimin rural do të jetë 20.5 milionë euro.

Thirrjet për aplikim janë hapur për masën 101, përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore, për masën 103 përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, për masën 302 përmes së cilës përkrahen investimet në diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve.

Pjesë e mbështetjes është edhe ujitja e tokave bujqësore, po ashtu edhe investimet në përgatitjen dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit lokal.

Gjatë periudhës për aplikim, 22 maj deri ne  01 korrik 2019, fermerët dhe agrobizneset mund të aplikojnë për të përfituar, pas dorëzimit të dokumentacionit, të kërkuar.

Për procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, fermerët dhe agrobizneset do të mund t’i gjejnë informacionet në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë www.azhb-ks.net dhe në uebfaqen e Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.Po ashtu, mund të informohen edhe në Zyrat Rajonale të AZhB-së.

AZhB

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0