Ministria e Bujqësisë njoftoi sot se deri tani, në Shqipëri, kanë rezultuar të prekur nga gripi i shpendëve mbi 358 mijë shpendë. Sipas zëvendësministres së Bujqësisë, Ermira Gjeci, sëmundja tashmë është përhapur në të gjithë Evropën, ku miliona shpendë kanë ngordhur si pasojë e saj.
Gjeci tha se vatrat e gripit të shpendëve në vendin tonë janë fshati Rrashbull në Durrës, në Dibër dhe në Prespën e Vogël në Korçë, ku gjatë ditëve të kaluara janë konstatuar pelikanë të ngordhur.
Lexo edhe: Dy pulari në karantinë. Ministria e Bujqësisë: nuk transmetohet tek njerëzit
Zëvendësministrja tha edhe se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i kalimit të sëmundjes te njerëzit përmes konsumimit të nënprodukteve të shpendëve, si vezët apo mishi i pulave.
“Nuk ka asnjë rast që sëmundja kalohet nga konsumi i nënprodukteve të shpendëve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në terren. Aktualisht zonat në karantinë janë: Durrës me qendër Rashbull, Dibër në Rethkalë, një rast pozitiv në shpend oborri, Korçë në Prespë të Vogël, te pelikani kaçurrel. 358,520 shpendë kanë ngordhur, nga të cilat, dje janë groposur 39 mijë shpend. Sot jemi në proces vendimmarrje për masat e reja”, tha Gjeci në një komunikim me gazetarët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.