Ministri Çuçi: 400 milionë lekë shtesë subvencion për fermerët

Ministri Çuçi: 400 milionë lekë shtesë subvencion për fermerët

subvencion

Rreth 400 milionë lekë shtesë janë dhënë nga qeveria për të mbështetur me subvencione fermerët që aplikuan këtë vit përmes portalit E- Albania. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi tha se me këtë fond do të mbulohen gati 95% e rreth 8 mijë aplikantëve që kualifikohen dhe s’kanë mangësi në kriteret e përcaktuara më parë.

“Falënderoj edhe njëherë të gjithë ata fermerë që aplikuan për Skemën Kombëtare këtë viti, një skemë e cila po rezulton e suksesshme. Rreth 95% e aplikantëve do të përfitojnë subvencionin”, tha Çuçi.

Ministri ishte në Tragjas të Vlorës për të ndjekur fushatën e vaksinimit të bagëtive kundër brucelozës, proces që kryhet nga Shërbimi Veterinar, i cili tashmë po riorganizohet pas miratimit të ligjit të ri në Parlament disa javë më parë.

Lexoni: AKEP i jep Postës Shqiptare autorizimin 5-vjeçar për shërbimin universal

“Vaksinimi i bagëtive do të bëhet falas nga Shërbimi Veterinar, i cili do të riorganizohet totalisht falë miratimit të ligjit të fundit në Parlament. Ky shërbim do të ristrukturohet totalisht duke e kaluar në një piramidë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Shërbimi Veterinar do të kthejë tërësisht faqe duke filluar të shkruajë një histori të re suksesi. Ky shërbim është shumë i rëndësishëm për sigurinë ushqimore”, tha ministri Çuçi.

Për brucelozën do të vaksinohen në të gjithë vendin rreth 400 mijë krerë të imta, ndërsa për rajonin jugor në qarqet Fier, Vlorë e Gjirokastër, do të bëhen rreth 178 mijë vaksina. Me ligjin e ri të Shërbimit Veterinar është parashikuar të punësohen rreth 400 veterinerë në të gjithë vendin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0