Miliarderi paralajmëron: Sulmi i Rusisë në Ukrainë tregon se Lufta e Tretë Botërore me shumë mundësi po fillon! - Business Magazine Albania

Miliarderi paralajmëron: Sulmi i Rusisë në Ukrainë tregon se Lufta e Tretë Botërore me shumë mundësi po fillon!

Miliarderi Bill Ackman ka paralajmëruar se Lufta e Tretë Botërore “me shumë mundësi ka filluar”, teksa Rusia ka sulmuar Ukrainën.

“Në Janar të 2020-ës kisha makthe mbi potencialin e një pandemie, por të gjithë mendonin se isha çmendur. Tani kam të njëjtat makthe”, shkruante miliarderi në Twitter.

Në 2020-ën, kur në SHBA ishin konfirmuar më pak se 7 mijë raste infektimesh me koronavirus, Ackman, i cili është CEO i Pershing Square Capital, bëri thirrje për një karantinim 30 ditor kombëtar dhe paralajmëroi se “po vinte ferri”, në një intervistë për CNBC.

Të shtunën, Ackman tha se “Lufta e Tretë Botërore me shumë mundësi ka filluar, por ne mezi po e kuptojmë”, megjithëse ai shtoi se mund të bëjmë shumë më shumë se sa të nisim një luftë me Rusinë.”

Lexo edhe: Analisti rus ngre dolli për “vdekjen e tregut të aksioneve” në transmetimin LIVE

SHBA–të mund të ndalojnë me absurditetin e blerjes së naftës nga Rusia, duke financuar luftën dhe Europa mund të ndjekë këtë strategji sapo kërkesat për gaz të bien në pranverë”, tha Ackman.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për një bojkot ndërkombëtar të naftës ruse nga zyrtarët europianë, të cilët po diskutojnë për propozimet për t’i dhënë fund mbështetjes së bllokut ndaj gazit dhe naftës ruse.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0