Miliarderi meksikan thotë se banka e tij po ‘punon’ për të pranuar Bitcoin - Business Magazine Albania

Miliarderi meksikan thotë se banka e tij po ‘punon’ për të pranuar Bitcoin

Miliarderi meksikan

Mesa duket vendet e Amerikës Latine po përpiqen të përqafojnë përdorimin e kriptomonedhave.

Miliarderi meksikan Ricardo Salinas Pliego miratoi përdorimin e Bitcoin dhe tha se banka e tij është në rrugën e duhur për të pranuar kriptovalutën.

“Sigurisht, unë rekomandoj përdorimin e Bitcoin, për këtë unë dhe banka ime po punojmë të jemi banka e parë në Meksikë që pranon Bitcoin, nëse keni nevojë për më shumë detaje ose informacion më ndiqni në llogarinë time në Twitter”, personi i tretë më i pasur i Meksikës i Banco Azteca tha në një përgjigje në Twitter për Michael Saylor, themeluesi miliarder i Microstrategy Inc.

Aktivisti i Bitcoin Salinas tha vitin e kaluar se ai mban 10% të portofolit të tij likuid të investuar në kriptovalutë. Pasuria e manjatit meksikan, i cili përfshin aksione në bizneset me pakicë, bankare dhe televizion, është rritur me 2.8 miliardë dollarë këtë vit duke shkuar në 15.8 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Bitcoin u rrit deri në 7.3% të Dielën në 33,578 $ në tregtinë në New York dhe ka rënë nga një kulm prej 63,410 $ në Prill.

Lexoni: Bitcoin, El Salvador synon të bëhet kombi i parë që e miraton si para kombëtare

/bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0