Mikrofoni “zbulon” bisedën mes Putinit dhe Xi Jinping: Njerëzit mund të jetojnë deri në 150 vjet - Business Magazine Albania

Mikrofoni “zbulon” bisedën mes Putinit dhe Xi Jinping: Njerëzit mund të jetojnë deri në 150 vjet

Mikrofoni “zbulon” bisedën mes Putinit dhe Xi Jinping: Njerëzit mund të jetojnë deri në 150 vjet

Një mikrofon i hapur “tradhtoi” presidentin rus Vladimir Putin dhe liderin kinez Xi Jinping gjatë një parade ushtarake në Pekin, duke zbuluar një bisedë të papritur mbi pavdekësinë dhe jetëgjatësinë njerëzore.

Putin ndodhej në Kinë të mërkurën, ku Xi priti aleatët në një ceremoni për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Teksa dy liderët po ecnin drejt tribunës kryesore në Sheshin Tiananmen, kamera shtetërore kapi fragmente të një bisede private, që më pas u transmetua drejtpërdrejt. Përkthyesi i Putinit dëgjohej duke thënë në gjuhën kineze: “Bioteknologjia po zhvillohet vazhdimisht. Organet njerëzore mund të transplantohen pafundësisht. Sa më shumë të jetosh, aq më i ri bëhesh, madje mund të arrihet pavdekësia.” Në përgjigje, Xi u shpreh: “Disa parashikojnë që gjatë këtij shekulli, njerëzit do të mund të jetojnë deri në 150 vjeç.” Më pas, Putin konfirmoi për gazetarët se kishte diskutuar me Xin për mundësitë e rritjes së ndjeshme të jetëgjatësisë.

Lexo edhe:“Me Zemër” sjell shijet shqiptare në botë, nis me event ekskluziv në Connecticut

Putini dhe Xi janë të njohur për prirjen e tyre ndaj pushtetit të pakufizuar: në vitin 2018, Xi hoqi kufizimet e mandateve presidenciale, ndërsa Putin ndryshoi ligjet në Rusi për të siguruar qeverisjen e tij afatgjatë. Krahas kësaj, segmente të elitës ruse, përfshirë vetë presidentin, kanë shfaqur një interes të veçantë për jetëgjatësinë. Në vitin 2024, Putin urdhëroi krijimin e një qendre kërkimore të quajtur “Teknologjitë e Reja të Ruajtjes së Shëndetit”, me fokus në parandalimin e plakjes qelizore dhe zhvillimin e neuroteknologjive. Një hetim i medias së pavarur Meduza raportonte se Mikhail Kovalchuk, një mik i ngushtë i Putinit, drejton kërkimet mbi pavdekësinë dhe ka investuar në teknologjinë e printimit të organeve.

Edhe vajza e madhe e Putinit, Maria Vorontsova, endokrinologe, ka përfituar fonde të mëdha qeveritare për studime mbi rigjenerimin qelizor dhe programe gjenetike. Ajo është e përfshirë në projekte të lidhura me Kovalchuk, të cilat sipas SHBA-ve përbëjnë programe të financuara me miliarda nga Kremlini.

Pamjet e mëvonshme treguan Putin dhe Xi duke u ngjitur në tribunë bashkë me Kim Jong-un, i cili buzëqeshte ndërsa ecte pranë tyre. Nuk dihet nëse biseda u përkthye edhe për të. Parada, e transmetuar nga televizioni shtetëror CCTV dhe shpërndarë nga agjencitë ndërkombëtare, konsiderohet si më e madhja në historinë e Kinës: 50,000 spektatorë ndoqën shfaqjen e raketave bërthamore, tankeve, dronëve dhe avionëve luftarakë “stealth”. Në fjalimin e tij, Xi u shpreh se Kina është një komb i madh “që nuk frikësohet nga askush” dhe e përshkroi vendin si “të pandalshëm”. Mesazhi i tij u interpretua si një sfidë e qartë ndaj Perëndimit. Ndër të pranishmit ishin edhe presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe lideri i juntës së Mianmarit, Min Aung Hlaing.

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0