Microsoft Power BI, e ardhmja e Data Analystics - Business Magazine Albania

Microsoft Power BI, e ardhmja e Data Analystics

Microsoft Power BI

Microsoft Power BI është një platformë vizualizimi dhe raportimi i të dhënave e fuqizuar nga AI që përdoret nga bizneset dhe profesionistët çdo ditë. Ndërsa platforma përdoret zakonisht nga analistët e biznesit, ajo është krijuar gjithashtu që të jetë lehtësisht e aksesueshme për ata që nuk kanë njohuri të specializuara për të dhënat.

Çfarë është Microsoft Power BI?

Microsoft Power BI është një platformë vizualizimi i të dhënave që përdoret kryesisht për qëllime të inteligjencës së biznesit. Projektuar për t’u përdorur nga profesionistë të biznesit me nivele të ndryshme të njohurive të të dhënave, paneli i kontrollit të Power BI është i aftë të raportojë dhe vizualizojë të dhëna në një gamë të gjerë stilesh të ndryshme, duke përfshirë grafikët, hartat, charts, scatter plots dhe më shumë. Funksionaliteti “AI Insights” i Power BI, ndërkohë, përdor inteligjencën artificiale për të gjetur njohuri brenda ”data sets”, apo grupet e te dhenave për përdoruesit.

Për çfarë përdoret Power BI?

Pavarësisht nëse jeni profesionist i të dhënave ose sapo po hyni në botën e biznesit, Power BI është krijuar për t’ju fuqizuar me njohuri të bazuara në të dhëna. Disa nga përdorimet më të zakonshme të platformës përfshijnë:

  • Krijimi i raporteve që paraqesin grupe të dhënash në mënyra të shumta duke përdorur pamjet vizuale
  • Lidhja e burimeve të ndryshme të të dhënave, të tilla si nje document Excel, onsite data warehouses, dhe ruajtja e të dhënave të bazuara në cloud, dhe më pas transformimi i tyre në njohuri biznesi
  • Shndërrimi i të dhënave në një gamë të gjerë pamjesh të ndryshme, duke përfshirë pie charts, decomposition trees, gauge charts, KPIs, combo charts, bar and column charts, and ribbon charts- midis shumë opsioneve të tjera
  • Sigurimi i aksesit të gjerë të kompanisë në të dhëna, mjete të vizualizimit të të dhënave dhe njohuri për të krijuar një kulturë pune të drejtuar nga të dhënat

Lexo edhe:Samsung po sjell veçoritë e Galaxy AI në më shumë pajisje

Microsoft Power BI

Kush mund ta përdori Power BI?

Përdoruesit e Power BI nuk kufizohen vetëm tek profesionistët e të dhënave, siç janë shkencëtarët e të dhënave ose inxhinierët e të dhënave, dhe mund të përfshijnë një gamë të gjerë përdoruesish të ndryshëm biznesi. Në fakt, platforma është projektuar qëllimisht në mënyrë që përdoruesit jo teknikë të krijojnë lehtësisht raporte, të manipulojnë të dhënat dhe të kryejnë operacione të thelluara të analizës së të dhënave.

Sidoqoftë, disa nga pozicionet më të zakonshme që përdorin platformën në baza ditore:

  • Analistët e biznesit
  • Analistët e inteligjencës së biznesit
  • Analistët e zinxhirit të furnizimit
  • Analist i të dhënave

Po ju, a do ta përdornit ?

coursera

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0