Michelle Obama është e shqetësuar për mbrëmjen e maturës dhe po ndihmon të rinjtë që të mund ta realizojnë atë online.
Organizata e Obamës, “When we all vote” dhe MTV do të organizojnë një Mbrëmje Mature Virtuale për klasën e vitit 2020.
Ky event është lajmëruar për në datën 22 maj dhe siç shkruan CNN, ka për qëllim t’u ngrejë humorin studentëve, të cilëve u janë anuluar ballot e maturës dhe ceremonitë e diplomimit. Po ashtu po u japin edhe një orientim studentëve për të marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare në Nëntor.
Në orën 9 të darkës, festa virtuale do të transmetohet live në MTV dhe YouTube dhe do të marrin pjesë edhe të ftuar të famshëm, ndërsa do ketë shfaqje live edhe nga disa prej tyre.
Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara i befasoi studentët të mërkurën në një bisedë në “Zoom” ku i uroi për përpjekjet dhe rezultatet e tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.