Metereologët japin “shpresë”. Europa do të ketë një dimër të ngrohtë - Business Magazine Albania

Metereologët japin “shpresë”. Europa do të ketë një dimër të ngrohtë

Në mesin e krizës së energjisë që ka pllakosur pjesë të ndryshme të botës, por më shumë ka goditur Europën për shkak të ngërçit të furnizimeve të gazit rus, parashikimet e disa ekspertëve po konsiderohen shpresëdhënëse.

Krerët e BE-së kanë paralajmëruar vazhdimisht së fundi se kontinentin e vjetër e pret një dimër i vështirë, temperaturat e të cilit do të jenë vendimtare për qytetarët e shqetësuar nga kostot rekord të ngrohjes së shtëpive, por edhe për politikanët evropianë që duan të shmangin reduktimet e energjisë dhe rritjen stratosferike të çmimit.

Lexo edhe: Solidariteti europian. Franca nis gaz në Gjermani

Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, i cili bën parashikime sezonale për Qendrën Evropiane të Parashikimeve të Motit (ECMWF), thotë megjithatë se pritet që ky të jetë një dimër mjaft i ngrohtë. “Shenjat janë që ky të jenë një dimër më i ngrohtë se zakonisht”, shprehet ai, edhe pse nuk e përjashton mundësinë e një të ashtuquajturi fluks të bllokuar, i cili mund të dërgojë në temperatura të ftohta dhe erëra mbi Europë”, shton Buontempo.

Ky organizëm i krijon parashikimet e tij bazuar në të dhënat që mbërrijnë nga një numër shërbimesh kombëtare meteorologjike në të gjithë Europën. Parashikimet e tyre bazohen në tregues të tillë si temperatura e oqeanit dhe atmosferës, si dhe shpejtësia e erës stratosferike, por nuk kanë saktësinë e raporteve afatshkurtra. Dimri europian mendohet se mund të jetë më i ngrohtë për shkak të fenomenit të motit global “La Nina”,  që pritet të favorizojë erërat perëndimore, të cilat janë kryesisht të ngrohta. Agjencia për çdo rast thotë se më të saktë, parashikimin e saj për sezonin e dimrit do të arrijë ta bëjë muajin e ardhshëm./ Bloomberg 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0