Meta vs OpenAI: Kush do ta sundojë epokën e AI-së? - Business Magazine Albania

Meta vs OpenAI: Kush do ta sundojë epokën e AI-së?

Imagjinoni të jeni një studiues i inteligjencës artificiale dhe të zgjoheni një mëngjes me një e-mail që ju ofron… 250 milionë dollarë për të ndryshuar punë. Jo, nuk është një film fantastiko-shkencor. Është realiteti i vitit 2025 në Silicon Valley.

Superinteligjenca, ky term që dikur përmendej vetëm në libra filozofikë, sot është kthyer në objektivin më të madh të kompanive teknologjike. Ajo i referohet krijimit të një sistemi AI që jo vetëm imiton, por tejkalon inteligjencën njerëzore në çdo aspekt. Dhe kush e zotëron këtë teknologji, ka në dorë të ardhmen.

Meta, me Mark Zuckerberg në timon, po shndërrohet nga rrjet social në një superfuqi të AI-së. Kompania ka ngritur një laborator të veçantë për superinteligjencën dhe po afron me shpejtësi “lojtarët më të mirë të tregut”. Nga ana tjetër, OpenAI, me Sam Altman, vazhdon të udhëheqë me ChatGPT dhe vizionin për një AGI që bashkëpunon me njerëzimin dhe që nuk e zëvendëson atë.

Por raportet mes tyre janë acaruar. Altman ka akuzuar publikisht Zuckerberg për “gjueti agresive” ndaj stafit të OpenAI, duke ofruar bonuse hyrëse deri në 100 milionë dollarë. Meta e mohon këtë dhe thotë se bëhet fjalë për kompensime afatgjata. E vërteta? Paga që do ta bënte xheloz edhe një futbollist të Premier League.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0