Meta dhe Snapchat e pranojnë: Tiktok është e ardhmja e rrjeteve sociale - Business Magazine Albania

Meta dhe Snapchat e pranojnë: Tiktok është e ardhmja e rrjeteve sociale

Teksa gjithnjë e më shumë njerëz, veçanërisht milenialët dhe Gjenerata Z, shohin video në mediat sociale, Meta dhe Snapchat kanë treguar se e ardhmja e mediave sociale duket më shumë si aplikacioni kinez i krijimit të videove të shkurtra, TikTok.

CEO i Snap, Evan Spiegel ka zbuluar se përdoruesit po shpenzojnë më pak kohë duke pare Storyt e miqve të tyre në Snapchat.

Në vend të kësaj, përdoruesit e Snapchat po shkojnë gjtihmonë e më shumë për të parë video në Spotlight, një veçori e TikTok dhe rival i Snapchat.

“Ky është një vazhdim i trendit që kemi vërejtur gjatë gjithë pandemisë dhe postimi dhe shikimi i storyve të miqve për përdorues aktiv ditor nuk janë kthyer në nivelet para pandemisë,” tha Spiegel.

Lexo edhe: TikTok është brandi me rritjen më të shpejtë në botë. Çfarë e shtyu “rritjen meteorike”

Më herët, CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se TikTok po rritet me shpejtësi.

“Njerëzit kanë shumë zgjedhje për mënyrën se si duan të kalojnë kohën e tyre dhe aplikacionet si TikTok po rriten shumë shpejt,” tha ai.

Shpenzimet globale të konsumatorëve në TikTok vetëm sa kanë vazhduar të rriten. Përdoruesit shpenzuan afërsisht 2.3 miliardë dollarë vitin e kaluar në aplikacionin celular, i cili përfshin versionin iOS. Kjo shifër përfaqëson 77 për qind rritje nga viti në vit nga 1.3 miliardë dollarë në vitin 2020, raporton Sensor Tower.

economictimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0