Meta Platforms ka blerë Manus, një zhvillues nga Singapori i agjentëve të Inteligjencës Artificiale të përgjithshme, duke zgjeruar investimet e saj në AI.
Manus, e themeluar fillimisht në Kinë dhe më pas zhvendosur në Singapor, ka lansuar këtë vit agjentin e saj të parë të përgjithshëm, i aftë të kryejë detyra të ndërlikuara si kërkim tregu, kodim dhe analiza të të dhënave.
Kompania pretendon se ka arritur të ardhura të përgjithshme vjetore mbi 100 milionë dollarë vetëm tetë muaj pas lansimit, ndërsa ritmi i të ardhurave tani tejkalon 125 milionë dollarë.
Lexo edhe:Facebook do të tarifojë përdoruesit për postimin e linkeve
Sipas Reuters, marrëveshja është mbyllur me një vlerë mbi 2 miliardë dollarë, edhe pse Meta nuk ka zbuluar shifra zyrtare.
Manus do të vazhdojë të operojë shërbimet e saj me abonim pa ndryshime, ndërsa Meta synon ta integrojë teknologjinë në produktet e saj për bizneset dhe konsumatorët, përfshirë Meta AI.
CEO i Manus, Xiao Hong, tha se bashkimi me Metën siguron një bazë “më të fortë dhe më të qëndrueshme” për zhvillimin e mëtejshëm global të kompanisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.