Mëso UI/UX Design! Bashkohuni në kursin 5-javor - Business Magazine Albania

Mëso UI/UX Design! Bashkohuni në kursin 5-javor

UX/UI është një fushë e rëndësishme në industrinë e teknologjisë, duke ofruar një mënyrë kreative për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit dhe ndërveprimin me produkte dhe aplikacione të ndryshme.

Kjo fushë është e kërkuar dhe vazhdimisht po rritet, duke krijuar mundësi të shumta punësimi dhe zhvillimi profesional. Kursi në UX/UI ju mundëson të fitoni njohuri të specializuara në aspektet e hulumtimit të përdoruesit, dizajnit të ndërfaqes, testimin e produktit, si dhe të mësoni teknologjitë dhe mjetet e fundit të projektit. Kjo do t’ju përgatisë për të filluar një karrierë në fushën e projektimit UX/UI dhe ju jep avantazh konkurrues në tregun e punës.

Ju mund t’i bashkoheni kursin 5-javor dhe të bëni një hap të rëndësishëm drejt karrierës së ëndrrave tuaja!

Kliko butonin “Regjistrohu Tani” dhe do të drejtoheni menjëherë tek faqja e regjistrimit në këtë kurs.

Data e fillimit: 21 Qershor 2023 ne oren 18:00

Çfarë ju ofron ky kurs?
Një ambjent në zemër të Tiranës
Një laptop personal për t’u përdorur gjatë kursit
Certifikatë në përfundim të kursit
Klasa vetem me 10 studentë

Për më shumë info:
https://www.innospaceacademy.com/programs/uxdesign

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0