“Mëso Falas”/ Gjërat që duhen të dini për gjuhën e trupit në një intervistë pune - Business Magazine Albania

“Mëso Falas”/ Gjërat që duhen të dini për gjuhën e trupit në një intervistë pune

Mëso Falas” është një start-up i vetëfinancuar në fushën e edukimit, që ka nisur prej katër muajsh punën me video falas nëpërmes tre kategorive kryesore: Tutoriale, Tips & Tricks dhe Soft Skills. Platforma që ky start-up operon momentalisht është Youtube, duke informuar audiencën në rrjete sociale si Facebook, LinkedIn dhe Instagram. Qëllimi i “Mëso Falas” është që të ofrojë një platformë edukimi falas për të gjithë. Pavarësisht se platforma të ngjashme ekzistojnë në gjuhën angleze, në gjuhën shqipe është e vështirë të gjesh video lehtësisht të aksesueshme, profesionale dhe falas për të gjithë. “Mëso Falas” synon të arrijë audiencë të gjerë në të gjitha trojet shqiptare dhe për këdo person shqipfolës në botë. Iniciativa që forcojnë lokalitetet janë patjetër në dobi të së mirës së përgjithshme në nivel global.

Gjërat që duhen të dini për gjuhën e trupit në një intervistë pune

Studimet e fundit shkencore kanë treguar që vetëm 7% e të gjithë komunikimit tonë janë fjalë, ndërsa përçimi i informacionit ndërkohë që komunikojmë mbetet në dorën e tonalitetit të zërit dhe gjuhës së trupit, ku kjo e fundit zë më shumë se 55% të totalit. Mëso Falas ka përgatitur një video se si mund të mësojmë ta përdorim gjuhën e trupit në dobishmërinë tonë ndërkohë që bëjmë një intervistë për punë.

LEXO: Graphic Design si një mjet i rëndësishëm komunikimi

Videoja është fokusuar në aspekte të gjuhës së trupit si:

– Shtrëngimi i duarve – nuk duhet të jepni shenja dominance apo nënshtrimi.

– Postura – përgjatë intervistës për punë postura duhet të tregojë se jeni të hapur për bashkëpunim dhe se keni vetëbesim.

– Qetësia – rregulloni frymëmarrjen tuaj dhe bëni lëvizje që tregojnë qetësi.

– Gjestikulacioni – mbajtja e duarve, lëvizja e tyre, prekja e shpeshtë e vetes, etj ndikojnë shumë në transmetimin e informacionit.

– Imitimi – jo si një përqeshje, por më shumë si një përshtatje me intervistuesin.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0