Rrugëtimi profesional i Aurora Kapos nuk nis me inteligjencën artificiale si koncept, por me një nevojë shumë më themelore: të kuptuarit e botës përmes të dhënave. “Që herët kam pasur interes për matematikën dhe analizën, sepse më ndihmonin t’i jepja përgjigje pyetjeve që kisha për realitetin,” shprehet ajo. E lindur në Itali dhe e rritur në Durrës, ky kuriozitet i vazhdueshëm e çoi drejt studimeve në ekonometrikë dhe data science në Universitetin e Amsterdamit, e më pas drejt statistikës në Universitetin e Oksfordit.
Sipas saj, afrimi me inteligjencën artificiale nuk erdhi si një zgjedhje e menjëhershme karriere. “Nuk ka pasur një moment të vetëm ku thashë ‘tani do merrem me AI-në’. Ka qenë një proces i natyrshëm, nga analiza e të dhënave, tek modelet statistikore dhe më pas tek mënyra se si këto modele mund të përdoren realisht për të zgjidhur probleme komplekse,” shpjegon Aurora.
Përvoja akademike, veçanërisht në Universitetin e Oksfordit, ka pasur ndikim të madh në mënyrën se si ajo e sheh teknologjinë sot. “Oksfordi më mësoi të mendoj kritikisht dhe të mos e marr asnjë model apo teori si të dhënë të pakontestueshme,” thotë ajo. “Aty kuptova se teknologjia ka kuptim vetëm kur lidhet me nevoja reale dhe me ndikim konkret.”
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto