Mes artit dhe mjekësisë zgjodha artin - Business Magazine Albania

Mes artit dhe mjekësisë zgjodha artin

artit dhe mjekësisë
~6 minuta lexim

*Blerta Meta – rrëfim personal, një histori frymëzuese

Përshëndetje miq, lexues, ata që më njohin dhe ata që do më njohin pak nëpërmjet këtyre rreshtave. Kjo histori nis shumë vite më parë atëherë kur unë punoja dhe mësoja, mbi të gjitha shqetësimet se çfarë do të zgjidhja kur të rritesha. Një pyetje klishe që besoj se të gjithë e keni kaluar apo jeni duke e kaluar tani.

E rritur në një familje me gjyshin mjek, me përkujdesjen për veten dhe shëndetin, të qenit pjesë në klasat sportive, siç them unë tani ‘mendja e shëndoshë në trup të shëndetshëm’.

Qysh fëmijë lexoja librat shkencorë, natyra, kafshët dhe jeta e tyre, si të kujdesesh për njeriun, ndihma e shpejtë. Gjyshi na tregonte objektet bazë që çdo mjek duhet të ketë me vete kudo që lëviz, si të masnim tensionin, mjekonim një plagë, e shumë gjëra të tjera. E dua shumë ende lëndën e biologjisë-kimisë. Lëndët e mia të preferuara në të cilat kaloja orë të tëra për të studiuar, kuptuar më shumë, gjithmonë një fëmijë kurioz për të njohur më tej dhe për të ndihmuar njerëzimin më pas me këto njohuri dhe aftësi të përftuara prej vitesh. Paralelisht këto informacione të përfituara i shoqëroja me vizatime. T’i shohësh librat e fëmijërisë janë plot me vizatime të lidhura me ato që lexoja si një formë ilustrimi vizual, dhe vizatime të filmave vizatimorë që unë ushqeja fantazitë e mia fëmijërore. Është një skenë në jetën time: kur isha e vogël u sëmura rëndë dhe mjekët erdhën në shtëpi për të më vizituar. Në shenjë falenderimi bëra një skicë të gjilpërave, stetoskopit, pajisjeve mjekësore që mjekët me shumë dashuri u kujdesën për mua. Më pas ngjyrat i vendosa te tavolina pranë që t’i kisha kollaj për t’i marrë sa herë më vinte frymëzimi. Një nga ngjyrat, e verdha, më mungonte. Kam qarë shumë derisa prindrit shkuan, e blenë dhe atë e mbajta poshtë jastëkut përgjatë gjithë natës që të mos më humbiste. Kjo u interpretua thjesht një shenjë fëmijërore, por që ndryshoi jetën time kur unë mbusha 18 vjeç.

Konkurova në dy shkolla të larta Fakulteti i Mjekësisë dhe i Akademisë së Arteve, sot quhet Universiteti i Arteve. U pranova në të dyja. Zemra po më peshonte dhe bisedoj me prindërit e mi. Biseda të gjata, jo një ditë. Vendosa!

Prindërit e mi më kuptuan dhe mbështetën. Vështirësia filloi kur familjarët e tjerë dhe shoqëria e mori vesh. Luftë emocionesh dhe mendimesh që përplaseshin dhe donin medoemos të dilte e tyrja pa marrë parasysh çfarë unë doja, çfarë mua më bënte të lumtur…

Megjithatë valët dhe fortunat e vështirësive kaluan, të tjera peripeci filluan të dilnin. Kur zemra është e lumtur asnjë prej këtyre peripecive nuk të ndalojnë dot. Bëhesh më e fortë dhe vazhdon me më shumë energji, pasioni rritet, kuptimi dhe qëllimi për këtë drejtim fillon të qartësohet. Sot e ulur përballë kompjuterit ku gishtat dridhen nga emocionet pozitive teksa shkruaj dhe ndaj me ju me shumë përkujdesje se sa e rëndësishme është të bëni atë që doni.

Falenderoj prindërit e mi, shtylla ime mbështetëse të cilët nuk e patën të lehtë, por besuan tek unë. 10 vite ata në brendësi kanë heshtur dhe pranuar uljet dhe ngritjet e mia teksa shoqëria ua rikujtonte se faji ishte i tyre për zgjedhjen që më lejuan të bëja.

Sot jam e lumtur, e arrirë, ushtroj me shumë dashuri profesionin tim. Sigurisht e mira nuk ka fund, ndoshta në një tjetër sistem pagesat do të ishin në bazë të meritokracisë, aftësive dhe eksperiencës, por në asnjë sistem gjërat nuk janë perfekte, ato ndryshojnë, përmirësohen, na duhet të vazhdojmë të ndërtojmë dhe ecim përpara.

Tashmë duhet ta keni kuptuar se cilin profesion unë kam zgjedhur. Artiste, mësuese arti (me kualifikimet përkatëse). Profesion që paragjykohet dhe mendohet se një person nuk ka të ardhura të mira, nuk di të organizojë një familje, janë rrëmujaxhinj…nuk po më kujtohen nofkat apo shprehjet që përdorin rëndom njerëzit për artistët, mësuesit e artit.

Sa lekë paguan ti për një pikturë origjinale në shtëpi, bar apo zyrë?!

Përse çdo pasdite paguan biletën për të shkuar në opera, teatër, kinema, koncert…?! Si do të ishte nëse ky/kjo artist do të ishte në shtëpinë tuaj!

Është kollaj të gjykosh jetën dhe zgjedhjet e tjetrit. Si do të ishte jeta nëse të gjithë do të zgjidhnim të njëjtin profesion, t’i bënim pushimet në të njëjtat vende, të martoheshim në të njëjtën ditë, të hanim në të njëjtën kohë…?!

Unë sot jam një artistë-mjeke. Dëshmitare e shumë njerëzve që nëpërmjet artit kanë gjetur mënyrën e të shprehurit, shkarkimin emocional, zgjidhjet e problemeve shpirtërore dhe mendore, edhe për të kaluar një kohë të mirë me veten e midis miqsh. Përparësja ime është e bardhë, jo si ajo e mjekëve, por me bojëra dhe plot penelata. Zemra ime është e lumtur dhe në paqe. Unë jap përkujdesje te individi nëpërmjet artit dhe mënyrës sime të të shprehurit.

Me shumë dashuri dhe respekt për të gjithë që janë duke e kaluar këtë rrugëtim, bëni zgjedhjet që ju bëjnë të lumtur, sepse kështu do të dini të kapërceni çdo pengesë që mund t’ju shfaqet dhe do të përjetoni çdo emocion që do të keni. Suksese të mëtejshme!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çelësi i suksesit është të fillosh përpara se të jesh gati.”
— Marie Forleo
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0