Merkel: Gjermania është në një pandemi të re për shkak të varianteve - Business Magazine Albania

Merkel: Gjermania është në një pandemi të re për shkak të varianteve

Gjermania
~2 minuta lexim

Gjermania është përfshirë nga një pandemi e re, për shkak të shpërndarjes së variantit të Covid, ka theksuar kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo ka lajmërua masa më të forta shtrënguese në përfundim të një maratone takimesh rajonale. “Kemi virus të ri më vdekjeprurës. Është më vdekjeprurës, më infektues dhe ngjitës për shumë kohë”, tha Merkel në një konferencë për shtyp.

Kancelarja gjermane  ka deklaruar të mbështesë kërcënimin e Komisionit Europiana për të bllokuar eksportimin e vaksinës AstraZeneca nëse BE nuk merr në dorëzim sasitë e programuara. “Kemi një problem të njohur me AstraZeneca”, ka theksuar Merkel në konferencën për shtyp në Berlin, duke pranuar se mbështet presionet e ushtruara në laboratorin britanik nga presidentja e komisionit Ursula von der Leyen, e cila ka kërcënuar së fundi se do të ndalojë eksportimin e vaksinën nga BE.

Lexo: Themeluesi i BioNTech optimist: Pandemia do të jetë nën kontroll deri në fund të verës

 ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndryshimi nuk është i dhimbshëm. Rezistenca ndaj tij është.”
— Tim Ferriss
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0