Mercedes-Benz tashmë dhe në botën e kamionçinave me X-Class - Business Magazine Albania

Mercedes-Benz tashmë dhe në botën e kamionçinave me X-Class


Të martën, Mercedes-Benz i dha publikut një vështrim të parë të kamionçinës së ardhshme të kompanisë e cila përmirëson formën e konceptit të ri X-Class. Sipas Mercedes-Benz, X-Class i ri do të jetë kamionçina e parë e vërtetë “premium” në botë.

E prezantuar në një ceremoni në Stokholm, X-Class i ri shënon hyrjen zyrtare të Mercedes në atë që është ndoshta, segmenti më konkurrues, territorial dhe fitimprurës në tregun e automobilave.

“Me përmirësimin e Mercedes-Benz, ne do të mbyllim një nga boshllëqet e fundit në portofolin tonë”, tha Dieter Zetsche, kryetar i Daimler dhe kreu i makinave të Mercedes-Benz, në një deklaratë. “Objektivi ynë: Ne duam t’i ofrojmë klientëve tanë automjetet që përputhen nevojat e tyre specifike. X-Class do të vendosë standarde të reja në një segment në rritje.”.

Në SHBA, segmenti i zgjedhur, ku X-Class do të konkurrojë, po rritet me më shumë se 20% në vit. Ajo gjithashtu dominon në Argjentinë, Australi dhe Brazil.

Për fat të keq, Mercedes-Benz nuk ka në plan të ofrojë X-Class për shitje në SHBA, kur ajo të fillojë prodhimin në fund të vitit të ardhshëm. Ose ndoshta për fat të mirë për Mercedes, ky treg në SHBA dominohet nga “Detroit Three”.

Në vend të kësaj, Mercedes pritet që të ofrojë X-Class në Evropë, Amerikën Latine, Amerikën e Jugut dhe Afrikë. Asnjë informacion zyrtar për çmimin e X-Class nuk është dhënë.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0