Mendoni se videot ASMR janë të çuditshme? Studimi zbulon efektet e tyre qetësuese - Business Magazine Albania

Mendoni se videot ASMR janë të çuditshme? Studimi zbulon efektet e tyre qetësuese

Deri më tani vdeot ASMR njiheshin thjesht si një trend i ri në YouTube dhe Kina i dënoi këto video pasi i quajti shumë vulgare. Mirëpo një studim i ri ka zbuluar se ASMR (Autonomus sensory meridian response), që përshkruhet si një ndjesi kënaqësie që shkaktohet nga prekjet e lehta dhe pëshpërimat, ndihmon në reduktimin e ankthit.

Studiuesit e Northumbria University kanë zbuluar një video 5 minutëshe ASMR e cila relakson personat që vuajnë nga ankthi. Shumë persona ndjekin në YouTube video të ndryshme ASMR për të larguar stresin dhe pagjumësinë, të cilat janë shenja treguese të niveleve të larta të ankthit.

Studimet e mëparshme sugjeronin se njerëzit që pëlqenin ASMR kishin nivele të larta neurotizmi, por lidhja e saktë midis ASMR dhe tipareve të personalitetit nuk ishte e qartë. Për të mësuar më tepër, studiuesit në Northumbria University i shfaqën 64 pjesëmarrësve nga mosha 18 deri në 58 vjeç një video në YouTube që shfaqte këtë fenomen.

Lexo edhe: Menaxhimi i stresit. 6 teknika si të reduktoni stresin në punë

36 nga pjesëmarrësit u kategorizuan si “përjetues të ASMR”, ndërkohë që 28 u kategorizuan si “jo-përjetues të ASMR”. Personat e kategorisë së parë kishin nivele më të larta ankthi para se të shihnin videon, dhe pas përfundimit të videos nivelet e ankthit kishin rënë. Për sa i përket personave në kategorinë e dytë, ato nuk patën asnjë ndikim nga kjo video në nivelin e ankthit.

Pra, ky studim vërtetoi të gjithë personat “përjetues të ASMR” karakterizohen nga nivele të larta neurotizmi dhe nga çrregullimet e ankthit, ndryshe nga “jo-përjetuesit”. Prandaj këto video ASMR mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor të tyre.

dailymail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0