Media e njohur zvicerane, “20 Minutes”, ka renditur Sarandën si destinacionin e parë të preferuar, mes 5 të tillëve të listuar, për të kaluar pushimet në shtator. Në artikullin me titull “5 destinacione ku të shijoni detin në shtator”, Saranda përshkruhet si vendi ideal për të kaluar pushimet.
“Saranda është një qytet port në jug të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë. Duke marrë rrugën që të çon në Ksamil, një fshat simpatik në një gadishull, mund të shihni Korfuzin nga larg. Vendi është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Edhe më në jug, vizitoni (qasje me varkë) dy ishuj të vegjël: Stilitin dhe Tongo”, shkruan revista zvicerane.

Artikullin e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama në Facebook, ku shkruan se Shqipëria turistike vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja
“Shqipëria turistike vijon të bëjë jehonë në mediat e huaja. ‘20 Minutes’, një media shumë e njohur zvicerane, në një artikull të fundit të saj iu sugjeron lexuesve që të vijnë për pushimet e shtatorit në Shqipëri. Shqipëria renditet në artikull si destinacioni i parë i preferuar, krahas Stambollit, Hieres në Francë, Algraves në Portugali dhe Kalabrisë në Itali”, shkruan Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto