Si mund te ofrohet tregu i punes nga media? Shpesh te rinjte dhe prinderit nuk kane informacion se cilat jane kerkesat e tregut, çfare vendesh pune ofrohen dhe ku mund te drejtohen edhe pse shifrat e papunesise perllogariten ne 30% te te rinjve pa pune.
Risi Albania ka ndermarre nje nisme per te pare median si ure lidhese ndermjet te rinjve te moshes 15-29 vjeç dhe informacionit qe ata kerkojne per pune.
“Statistikat flasin vete, aq sa jane te frikshme. Dhe paradoski tjeter eshte se, nese bisedon me kompanite e huaja ne Shqiperi ose me kompani te mira shqiptare, nje ne dy problemet kryesore qe ngrene jane burimet njerezore. Domethene, kemi vende pune por nuk po gjejme njerezit e duhur”, deklaroi eksperti i medias, Lutfi Dervishi.
Informacioni per tregun e punes ekzsiton, por eshte sporadik dhe shpesh here jo i kuptueshem nga te gjithe, ndaj tregu i punes do te jete nje biznes i ri per median, qe do te fokusohet me shume per t’i orientuar te rinjte.
“Projekti synon mbeshtetjen e biznesit te medias, ku subjekti do kete rolin e lehtesuesit, nxitesit dhe bashkinvestitorit. Dhe kthimi i investimit eshte ngritja e nje biznesi fitimprures per median permes ofrimit te informacionit mbi tregun e punes”, deklaroi Edlira Muedini, drejtuese e Risi Albania.
Ndersa konsulenti Nazim Rashidi thekson se kjo eshte nje mundesi e mire e fitimprurese per mediat, por njekohesisht me impakt social tek te rinjte.
“Te percaktohet çfare informacioni ka mbi tregun e punes. Disa shembuj jane informacionet e kerkuara ne treg, apo mbi pagat. Pasi kemi zbuluar se shume te rinj e prinder qe mund te zgjedhin nje profesion nuk kane informacion sesa do te paguhen”, tha Rashidi.
Eksperte te huaj kane sjelle pervojen e tyre se si media ne Europe ka nje rol te rendesishem per te shperndare tregun e punes.
Vendet e punës, `reklamë` në media – Top… by tchalbania
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto