“Me zemër dhe mendje nga Shqipëria”, Samiti i IV i gruas së Diasporës Shqiptare - Business Magazine Albania

“Me zemër dhe mendje nga Shqipëria”, Samiti i IV i gruas së Diasporës Shqiptare

Dhoma e Biznesit të Diasporës ka organizuar samitin e katërt të gruas së Diasporës Shqiptare me titull “Me zemër dhe mendje nga Shqipëria”. Ky aktivitet u organizuar në partneritet me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Qendrën për Ndërmarrje Private Ndërkombëtare (CIPE), Qendrën për Fuqizimin Ekonomik të Grave (CWEE), Dhomën Ekonomike të Gruas (WECA) si dhe Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i dhomës së Biznesit të Diasporës Z. Ardian Lekaj duke falenderuar të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij samiti, në mënyrë të veçantë falenderoi zonjat pjesëmarrëse.

“Ju zonja që jeni këtu, kemi nderin që të jemi sëbashku me ju në këtë udhëtim dhe së bashku të krijojmë diçka të bukur për Shqipërinë që ne e duam kaq shumë.

Ndërsa nënkryetarja e Dhomës së Biznesit Znj. Elisabeta Katiaj tha se suksesi i këtij Samiti është pikërisht forcimi dhe zgjerimi i gjithë këtij rrjeti.

“Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ka një qëllim shumë të madh, të krijojë, të forcojë, të zhvillojë rrjetin dhe mbi të gjitha të forcoje miqësinë”, tha ndër të tjera ajo.

E pranishme edhe zv. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Znj. Artemis Malo.

“Do të doja fillimisht të falënderoja nga zemra të gjithë organizatorët të cilët me sukses për të katërtën herë po organizojnë këtë samit. Dhe me këtë rast të shpreh jo vetëm kënaqësinë time profesionale por edhe nderin që unë kam për të qenë pjesë, bashkëpunëtore, kolege por më së shumti mike me të gjitha ju.

Më lejoni së pari t’ju shpreh falënderimin nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në emër të ministrit të ri të sapoemëruar z. Igli Hasani i cili në pamundësi për të marrë pjes për shkak të angazhimeve jashtë vendit shpreh përgëzimet personale për këtë organizim”, tha ajo.

Më tej Znj. Malo përgëzoi të gjithë aktorët dhe faktorët e veçantë të diasporës në përpjekjet e tyre të palodhura dhe të shumëvlerësuara duke i shërbyer pothuajse gjysmës së kombit shqiptar që aktualisht jeton jashtë.

“Diaspora përbën mekanizimin më të rëndësishëm në nivelin ndërkombëtar të promovimit të imazhit dhe interesave të vendit tonë, krahas atij ekonomik.

Kjo dëshmohet në mënyrë specifike nga kalendari i ngjeshur i ngjarjeve të shumta kulturore, artistike, arsimore, ekonomike, te biznesit, etj. të organizuara nga diaspora.

Lexo: Kush është shqiptari krahas Musk dhe Zuckerbeg, në takimin e senatorëve amerikanë?

Duke ju uruar suksese të gjitha grave në diasporë, sipërmarrëse, mësuese, mjeke, biznesmene, juriste, inovatore, inxhinjiere, politikane, në përballejn e tyre të përditshme me sfidat e reja që sjell aktualiteti, shpreh vlerësimet e mia maksimale për përpjekjet e tyre drejt perspektivave të së ardhmes”, përfundoi ajo.

Ndërsa përfaqësuesi i GIZ në Shqipëri z. Iven Schad në fjalën e tij tha: “Me pëlqen shumë slogani që keni zgjedhur “Me zemër dhe mendje nga Shqipëria” sepse ky shumë mirë mund të jetë edhe slogani i Koorporatës Gjermane për Zhvillim, veçanërisht kur bëhet fjalë për projekte që mbështesin këtë vend të mrekullueshëm që mund ta përgatisin për të ardhmen. “Me zemër dhe mendje” është një mënyrë për të parë gjërat, është një filozofi praktike e cila ndihmon për të menaxhuar paqartësitë dhe ndoshta ide të reja.

Jam i nderuar të përfaqësojë qeverinë gjermane në këtë takim të rëndësishëm të grave sipërmarrëse të diasporës shqiptare dhe lidhjen mes republikës së Shqipërisë dhe republikës së Gjermanisë. Është një bashkëpunim i gjatë  mes dy vendeve dhe së fundmi edhe një mbështetje e madhe për Shqipërinë në procesin e saj të antarësimit në BE.

Ndërsa deputetja e PD znj.  Jorida Tabaku tha se është gjithmonë kënaqësi kur ulesh dhe diskuton me zonja dhe gra të cilat janë të suksesshme, por nga ana tjetër kur ato vijnë nga diaspora.

“Ashtu siç edhe keni shkruar edhe ju në logon e këtij samiti, që e keni mendjen dhe zemrën  nga Shqipëria, ulem akoma edhe me më shumë kënaqësi.

Nga të dhënat e fundit të publikuara përqindja e bizneseve që zotërohen nga gratë apo vajzat është pothuajse 24 %, Në pjesën më të madhe janë gra që kanë edhe biznese të trashëguara  kemi edhe shembuj të jashtëzakonshëm suksesi të zonjave që kanë qëndruar këtu dhe kanë krijuar biznese.

Deputeti i PS në kuvend dhe kryetar i nënkomisionit për Evropën dhe punët e jashtme duke vlerësuar kontributin e grave sipërmarrëse tha: “Ne jemi të gatshëm, parlamenti është i gatshëm për të dëgjuar prej jush çdo lloj iniciative”.

Samiti u organizua në tre panele kryesore ku morëm pjesë personalitete të shquara nga biznesi, shoqëria civile, akademia dhe institucione publike.  Përfshirja e Gruas së Diasporës në PolitikëEkonomia Digjitale dhe Made by Albanians.

Ky takim i përvitshëm  bën bashkë, gra sipërmarrëse të Diasporës shqiptare dhe të vendit tonë, profesioniste të reja, gra akademike dhe eksperte në fushën e biznesit, përfaqësues të institucioneve shtetërore, si dhe të organizatave ndërkombëtare, veçanërisht ato të cilat në programet e tyre kanë zhvilluar objektiva, lidhur me gratë dhe zhvillimin e tyre në fushën e biznesit dhe sipërmarrjes.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0