Më shumë liri ekonomike. Shqipëria 13 vende më lart se një vit më parë

Më shumë liri ekonomike. Shqipëria 13 vende më lart se një vit më parë



Liria ekonomike në Shqipëri është përmirësuar së fundi. Në renditjen ndërkombëtare që Heritage Foundation ka bërë në vlerësimin e fundit, ne jemi 13 vende më lart se një vit më parë, duke u renditur tashmë në vendin e të 52-in në botë. Rankimi i këtij viti përkon me 66.5 pikë për Shqipërinë. Megjithë përmirësimin, vendi ynë mbetet ende mes vendeve “afërsisht të lire”. Kateogritë e vlerësimit të Heritage Foundation janë: i lirë, pothuajse i lirë, afërsisht i lirë dhe pothuajse jo i lirë. Sipas raportit, progresi më i madh është bërë në uljen e varfërisë dhe rritjen e të ardhurave. Në raport thuhet se,“Progresi në rritjen e të ardhurave dhe uljen e varfërisë ka qenë i konsiderueshëm. Një regjim tregtar konkurrues i mbështetur nga një kuadër rregullator relativisht efikas ka inkurajuar zhvillimin e sektorit sipërmarrës në rritje”. Reforma në Drejtësi është një tjetër faktor i vlerësuar poyitivisht ndonëse niveli i administratës publike vijon të këtë probleme.

Lexo:Gjithçka që duhet të dimë rreth Forumit Ekonomik Botëror 2019 në Davos

Sipas raportit, “Pavarësia e gjyqësorit ka qenë subjekt i presionit politik dhe kërcënimeve, por rishkrimi i 1/3 së Kushtetutës, përfshiu një reformën më të rëndësishme që prej kohës së komunizmit. Kriminelët e dënuar nuk mund të punojnë në zyra publike, por administrata mbetet e rrënuar nga joefikasiteti, paaftësia dhe korrupsioni është i përhapur.” Në rajon, Kryeson Kosova një vend para Shqipërisë, ndërsa mbeten pas përsa i përket lirisë Serbia e vende të tjera të rajonit të Ballkanit. Sipas të dhënavetë raportit, vendet më të lira në botë për të bërë biznes vijojnë të jenë Hong Kongu, Singapori dhe Zelanda e Re.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0