Me rritjen e normave të interesit, kursimet tuaja bëhen më të vlefshme - Business Magazine Albania

Me rritjen e normave të interesit, kursimet tuaja bëhen më të vlefshme

Ndërsa normat e interesit rriten, viti 2023 po bëhet një kohë e mirë për kursimtarët që duan të fitojnë më shumë para nga kursimet e tyre. Bankat Qëndrore nëpër botë po rrisin gjithnjë e më shumë normat e interesit, ku së fundmi ishte Rezerva Federale ajo që rriti me 0,25% normën e saj bazë për të luftuar inflacionin e lartë.

Ndërsa shkalla e papunësisë arriti në nivelin më të ulët të 53 viteve në raportin e fundit të punësimit në SHBA, rritja e normave të interesit pritet të vazhdojë. Rritja e radhës mund të vijë në mars, sipas Greg McBride, kryeanalist financiar në Bankrate.com.

“Përfitimi për kursimtarët nuk është vetëm fakti që normat po rriten,” tha McBride. “Fitorja juaj më e madhe në 2023 do të vijë nga ulja e inflacionit.”

Ndërsa çmimet e larta ulen, kthimi i parave të gatshme pas inflacionit pritet të bëhet shumë më i mirë këtë vit sesa ka qenë për kursimtarët në dy vitet e fundit, tha ai.

Lexo edhe: Si të rrisni fitimet e kompanisë tuaj, ndërsa ekonomia ecën në trend rënës

Normat e kursimeve online arrijnë nivelin më të lartë në 15 vjet

Llogaria e kursimeve online e Primis Bank javën e kaluar u bë e para në krye të 5% në vitet e fundit, me një kthim nw përqindje vjetore prej 5.03%.

Tani është koha për të investuar në obligacione afatgjata

Normat e interesit për certifikatat shumëvjeçare të depozitave janë rritur deri në 4.5%, por ka të ngjarë që nuk do të rriten shumë më tej, sipas McBride.

“Nëse keni kërkuar kohën tuaj duke pritur për të kyçur një nga CD-të më afatgjatë – CD tre-vjeçare, katërvjeçare, pesëvjeçare – tani është koha për ta bërë këtë lëvizje,” tha McBride./ CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0